filmov
tv
Pasi e braktisi gruaja, Rrapi martohet me nje tjeter: Nuk e dija e kishte nga halli apo donte te...
Показать описание
Në emisionin “Historia ime” në Tv Klan, ka qenë i ftuar Rrapi 43 vjeç nga Fieri i cili ka rrëfyer se është braktisur nga partnerja e tij duke i lënë dhe një vajzë 11 muajshe. Ai nuk e ka takuar më dhe e ka rritur vetë vajzën e tyre e cila tani është 23 vjeç. Vite më vonë, diku mbas rreth 12 vitesh, ai njihet me një grua tjetër, të cilën e kishte punësuar burri i motrës(invalid) për pastrim dhe për ta ndihmuar. U njohën, u lidhën dhe u martuan të dy. Por, ai nuk e dinte se kjo grua kishte ikur nga shtëpia duke lënë pas dhe dy fëmijët e saj. Më vonë e mësoi këtë dhe mësoi se sipas saj ajo kishte ikur nga shtëpia për shkak të dhunës. Familjarët e saj e kishin denoncuar dhe e kërkonin. Rrapi u takua me ta dhe u tregoi se ishin bashkë. Në fillim gjërat shkonin mirë mes tyre. Të dy punonin bashkë, mblidhnin bimë mjekësore. Por në vitin e dytë të marrëdhënies, filluan grindjet dhe përçarjet mes tyre. Rrapi zbuloi se gruaja bashkë me nusen e xhaxhait të tij po thurnin një plan në mënyrë që gruaja e tij të ikte me dikë tjetër për të jetuar në Greqi.
Dhe kështu ndodhi, ajo iku të nesërmen nga shtëpia duke lënë Rrapin dhe vajzën e saj. Ai e denoncoi, dhe zyra e emigracionit në Fier e kapi gruan e tij në kufi dhe e ktheu mbrapsht. Ia çuan në shtëpi, por ajo qëndroi vetëm 3-4 ditë dhe sërish iku, kësaj radhe për të mos u kthyer më. U bënë 10 vite tashmë që nuk janë më bashkë dhe 8 vite të ndarë ligjërisht.
Rrapi Fetahu: Në momentin që vajza mu bë 11 vjeç dhe mua filloi të më vinte rëndë që të jetoja me vajzën time, që është fëmija im, gjaku im dhe më duhej një femër sepse vajza po rritej, do kishte problemet e saj dhe nuk mund t’i qante me mua. Burri i motrës sime kishte marrë një grua që kujdesej për të sepse ishte i paralizuar. Kjo kishte braktisur dy fëmijë nga martesa e parë, kur do largoheshe kjo nga shtëpia, nuk kishte ku të shkonte dhe nuk e di e kishte nga detyrimi apo donte të vazhdonte jetën me mua, u lidhëm. Nga ana ime, unë kisha nevojë sepse po më rriteshe vajza, jo se kisha ndonjë ndjenjë për të. Unë mendoja që ajo më donte dhe u martuam. Jetonim tek shtëpia e motrës sime në Lushnjë.
Mirela Milori: Pra t’i u martove me gruan që punonte si sanitare në shtëpinë e motrës tënde, themeluat një jetë të re dhe vjen në jetë vajza e dytë që sot është 11 vjeç. Si ishte martesa, si e ndërtuat?
Rrapi Fetahu: Filloi të më tregonte historinë e saj avash, avash.
Mirela Milori: Pas dy vitesh fillojnë kontradiktat mes jush, pse?
Rrapi Fetahu: Historia e kësaj ishte akoma më e keqe sepse ndërkohë që punonim ne të dy, vajza e vogël rrinte me të madhen, ishte bebe dhe ne ishim të detyruar që të ushqenim fëmijët.
Mirela Milori: Sa të ardhura nxirrnit nga bimët medicinave?
Rrapi Fetahu: Shkonte 20-15-10 mijë lekë, varet. Nipi kërkonte pampersa, ilaçe dhe nuk ishin me ribursim atëherë.
Mirela Milori: Filluan divergjencat me bazë ekonomike apo kishte ndonjë arsye tjetër?
Rrapi Fetahu: Kur dilnim, ndaheshim gratë veç, kisha një çun xhaxhai dhe dilnim së bashku me nusen e tij që mblidhnim bimët medicinale. Nusja ime me nusen e djalit të xhaxhait ishin shumë të lidhura me njëra-tjetrën nuk e dija arsyen. E zbulova, një ditë kishte lënë vajzën e vogël në shtëpi dhe kishte shkuar nga nusja e djalit të xhaxhait që konsumonin e ndonjë cigare. Duke ngjitur shkallët, dëgjova që po bisedonin për një marrëveshje që ajo donte ta martonte tek çuni i xhaxhit të vetë.
Mirela Milori: Sa vjeç ishte gruaja jote?
Rrapi Fetahu: 34.
Mirela Milori: Dhe ishte e gatshme të braktiste vajzën e vëtë me ty për të ikur me dikë tjetër.
Rrapi Fetahu: Po, edhe po i dëgjoja unë, kur vajta atje i bërtita, çfarë janë këto muhabete. Me debate shkuam në shtëpi, pas 3 ditësh, kjo iku. E kishte përcjellë çuni i xhaxhit tim me këtë në një farë vendi dhe e la vajzën.
Mirela Milori: Nga e mësove që ajo iku?
Rrapi Fetahu: Nuk erdhi më në shtëpi, vajta në polici bëra denoncimin edhe i tregova historinë dhe detajet. Më çuan në Fier tek zyra e emigracionit.
Mirela Milori: Kishte tentuar të kalonte kufirin?
#HistoriaIme Programi vjen nën drejtimin e Mirela Milorit, gazetares së njohur që na ka përcjellë informacione mbrëmjeve tona përgjatë 20 viteve, dhe rikthehet në #TvKlan, si moderatore dhe bashkëautore e këtij emisioni. #MirelaMilori
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Комментарии