Zhduket babai i dy fëmijeve nga Madridi, në telefonatën e fundit i kërkoi familjes vetëm para

preview_player
Показать описание
#pagjurme #odetadume #reportTV
Ka kaluar mbi dy vite nga zhdukja e Bledi Zefit, të miturit që humbi gjurmët bashkë me nënën e tij Mirela Zefin në gusht të 2019 pasi u larguan nga Amerika, por që nga kërkimet e familjarëve u zbulua nga sistemi TIMS se 35-vjecarja bashkë me djalin 9-vjeçar kishin hyrë në Shqipëri. Që nga ai moment pista e kërkimeve u përqëndrua brenda territorit shqiptar, kjo nisur edhe nga informacionet që kanë mbërritur në redaksinë e emisionit ’Pa Gjurmë’ se Mirela bashkë me djalin e saj ishin strehuar përgjatë muajve të verës në një banesë me qira në zonën e njohur si Çezma e Ferrës në Durrës. Por me rikthimin e kësaj historie herë pas here, të tjera dëshmi zhvendosën vendodhjen e nënë e bir në qytetin e Shkodrës, aty ku stafi udhëtoi për t'i takuar nga afër disa nga dëshmitarët, por sërish nuk u gjetën gjurmë të tyre.
Të tjera dëshmi ndryshuan sërish vektorin, duke na drejtuar në Tiranë, ku dyshohet se është parë Mirela Zefi ndërsa është identifikuar nga një varëse identike si në një nga fotot. Prej një muaj stafi i 'Pa Gjurmë' po investigon në mënyrë intensive që të bie ne gjurmët e dy të humburve.
Më herët, në studio apel për ndihmë kanë bërë edhe dy gjyshërit, në kërkim të nipit dhe nënës së tij. Mirela Zefi krejt papritur u largua nga banesa e saj në Amerikë bashkë me të birin më 19 korrik të vitit 2019. Fillimisht mori një banesë me qera, pa i dhënë asnjë shpjegim bashkëshortit të saj Marin Zefit. Por fill pasi u njoftua nga gjykata për t’u paraqitur me datë 22 gusht të vitit 2019 lidhur me kujdestarinë që kishte kërkuar bashkëshorti ndaj fëmijës, Mirela merr djalin dhe largohet menjëherë, një javë para se të zhvillohej seanca gjyqësore. Për afro 2 vite gjendja shëndetësore e Mirelës nuk parqitej e mirë pasi kishte shfaqur probleme të theksuara psikologjike me frikën se dikush do t’i rrëmbente djalin, ndërsa sot rezulton e humbur bashkë me të.
Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni çdo çdo të hënë, të martë, të premte në orën 16:55 dhe çdo të enjte në orën 20:55 në ekranin e Report Tv
Рекомендации по теме