Reagon Memia: Parlamenti presion ndaj KLP. Nuk kam shkelur asnje ligj

preview_player
Показать описание
Pas vendimit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, për shkarkimin nga detyra si prokuror, në një reagim për mediat Bujar Memia akuzoi parlamentin për presion ndaj KLP. Ai tha se nuk ka shkelur asnjë ligj dhe se do të vazhdojë betejën ligjore.

“Parlamenti i Republikës së Shqipërisë ndërhyri në mënyrë flagrante, formë presion i hapur, ndaj Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Ne nuk kemi bërë asnjë lloj reagimi mediatik. Do vazhdojmë betejën tonë, jam tërësisht i bindur që nuk kam shkelur asnjë ligj të Republikës së Shqipërisë”.

I pyetur se çfarë nënkuptonte me presion nga parlamenti, Memia tha: “Atë e kuptoni ju, kam edhe një mbiemër, edhe nga vij… ”

Këshilli i Lartë i Prokurorisë pranoi këtë të mërkurë kërkesën e ILD, për shkarkimin e Bujar Memias nga detyra e prokurorit.

ILD e akuzon atë për shkelje të rënda profesionale që diskretitojnë pozitën dhe figurën e prokurorit gjatë ushtrimit të detyrës.

SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Ky eshte prokuror? Atehere une jam president. Cub Ndou.

arberkastriot
Автор

Pyeteni per ndonje nen. E di? Di lesht e mi.

arberkastriot