Top News-Atentat mafioz në Elbasan/Breshëri plumbash në një pikë karburanti, 2 viktima

preview_player
Показать описание
Një ngjarje kriminale është regjistruar mbrëmjen e kësaj të hëne në Elbasan, ku për pasojë 2 persona kanë mbetur të vdekur. Viktimat janë identifikuar si Ardjan Çollaku, 50 vjec dhe Lulzim Bitri 35 vjeç. Ngjarja e rëndë u regjistrua rreth orës 19 00 në vendin e quajtur rrethrrotullimi i luleve, pranë një karburanti, ndërsa rrethanat se si ka ndodhur nuk dihen ende. Burimet policore bënë me dije se një automjet i djegur është gjetur në fshatin Balldre, i cili dyshohet të jetë përdorur nga autorët e ngjarjes. Policia ka ngritur postblloqe në hyrje dhe në dalje të qytetit të Elbasanit, ndërsa në Elbasan kanë mbërritur edhe forcat RENEA. Në fakt, dy viktimat nuk kanë qenë personazhe të panjohur për policinë. Lulzim Bitri, tre vite më parë ka qenë i përfshirë në një përplasje me armë zjarri në Tetovë, e cila përfundoi me një të vdekur. 35 vjecari, fillimisht mbeti vetëm i plagosur, mirëpo nuk mundi ti mbijetojnte plagëve të marra në trup dhe ndërroi jetë. Ndërsa, Collaku, baba i dy fëmijëve, i idenftifikuar dhe me nofkën Ardjan Subashi, ka qenë i dënuar në shtetin italian për trafik narkotikësh. Pasi është arrestuar nga autoritetet shqiptare, ai ishte ekstraduar drejt Italisë për të vuajtur dënimin. Nderkohe, ende nuk dihet lidhja mes Bitrit dhe Çollakut dhe kush ishte shënjestra e atentatit të frikshëm dhe nëse po udhëtonin të dy në makinë. Nga burimet e para, bëhet me dije se autorët e ekzekutimit që dyshohet se ishin dy, të maskuar dhe të armatosur e kanë pritur shënjestrën të fshehur në makinë disa metra larg karburantit, por me fushëpamje të qartë, pasi mes duket kishin informacion mbi lëvizjet e tij dhe prisnin që të vinte. Në momentin që 50-vjeçari ka ardhur pranë karburantit ka parkuar makinën dhe sapo doli për të hyrë në ambientet e lokalit u qëllua. Dëshmitarët kanë deklaruar se fillimisht është qëlluar njëherë, më pas është përballuar me breshërinë e kallashit, që i mori jetën në vend, pavarësisht tentativës së personave që ndodheshin në lokal për t’i ardhur në ndihmë. Më pa atentatorët janë larguar mejëherë nga vendngjarja dhe ende nuk është bërë e mundur kapja e tyre, pavarisht rrethimit të qyteteit të Elbasanit.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Atentat#Elbasan#TopChannel
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

He epra thash pse bon kaq pushime keto banda ne elbasan

jurgenmcini