Top News- Atentat mafioz, 2 të vrarë me 60 plumba/ Vlorë, emrat e viktimave, autorët dogjën makinën

preview_player
Показать описание
Dy persona mbetën të vrarë paraditen e kësaj të enjteje, duke shënuar një tjetër atentat mafioz dhe të mirëorganizuar. Hakim Xhezo dhe Shpati Lena janë dy viktimat e atentatit që dyshohet se ka ndodhur për motive hasmërie.
Viktimat kanë qenë duke udhëtur me makinën tip Benz, kur persona të armatosur kanë qëlluar me breshëri drejt tyre nga një tjetër mjet në lëvizje, që ishte duke ecur paralel me ta. Në afërsi të Panajasë, atentatorët, të cilët ndodheshin në makinën tip BMV kanë qëlluar me rreth 60 plumba kallashnikovi në drejtim të viktimave.
Si pasojë e plumbave drejtuesi ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në kanalin anës rrugës. Menjëherë pas kësaj, autorët janë zhvendosur me shpejtësi në drejtim të Fierit, ku dhe kanë djegur makinën së bashku me armët. Hetuesit dyshojnë se të shtënat kanë ardhur nga 3 armë të ndryshme.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Vlore#Atentat#TopChannel
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Pse thoni që ka luftë në Ukrainë ? Apo se po provokon Serbia Kosovën ? Ka më shumë luftë se këtu ?

eduartsaliaj
Автор

Vend i keq për të jetuar duhet ikur një sekond e më parë, s'ka bazën sigurinë

n.w.aicecube
Автор

Nuk thojnë pa arsye nëse të del emri i keq më mirë le të të dal syri.

fatmirzajmi
Автор

Hak pa u more dhe gjak pa la ska per te ngel.

eusebiozhuri
Автор

Avash ae do ti gjej Policia policia policia eshte me keq se politikanet Mario, a.

xristinadervish
visit shbcf.ru