Top News-Vrasja e dyfishtë në Elbasan/ Pësoi vdekje klinike, Çollaku ndërron jetë në spital

preview_player
Показать описание
Ardian Çollaku që mbeti i plagosur një natë më parë nga breshëria e plumbave në Bradashesh të Elbasanit ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm.
50-vjeçari, që prej disa orësh qëndroi në vdekje klinike, humbi jetën në Spitalin e Traumës në Tiranë, pasi nuk u mbijetoi dot plagëve të marra.
Krimi i dyfishtë ndodhi në hyrje të qytetit të Elbasanit, pranë një karburanti. 50-vjeçari, Ardian Çollaku baba i dy fëmijëve dhe Lulzim Bitri janë qëlluar sapo kanë ndaluar pranë një karburanti.
Autorët e dyshuar janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes. Disa minuta pas krimit, është gjetur një makinë e djegur pranë fshatit Balldren që dyshohet se i përket autorëve.
Emri i Ardian Çollakut është i njohur për drejtësinë sepse rezulton i përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike. Ai ka qenë i dënuar për trafik ndërkombëtare të lëndëve narkotike dhe është ekstraduar nga Italia.
Pavarësisht kërkimeve dhe postblloqeve të shumta të vendosura në qytetin e Elbasanit dhe në pikt dalëse, policia ende nuk ka rënë në gjurmët e atentatorëve.
Burime për Top News bëjnë me dije se deri më tani ka shkuar në 25 numri i personave të shoqëruar. Bitri dhe Çollaku, u ekzekutuan me të paktën 15 plumba në afërsi të një karburanti në hyrje të qytetit të Elbasanit. Ndërkohë në vendin e ngjarjes janë gjendur më shumë se 23 gëzhoja nga të cilat 2 kanë përshkuar Bitrin në kurris, ndërsa një plumb ka goditur në kokë Çollakun

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Elbasan#Vrasje#TopChannel
Рекомендации по теме