Top News-Vrasje, apo vetëvrasje në makinë/Zbulohen detajet, familjarët përjashtojnë depresionin

preview_player
Показать описание
Betim Kastrati është personi I cili u gjet I vrarë me armë zjarri brenda në automjetin tip “Volvo”, ngjarje e cila dyshohet të ketë ndodhur mbrëmjen e 5 prillit. Në një njoftim paraprak zyrtar policia bëri me dije se ishte vetëvrasje dhe se viktima vuante nga depresioni. Në fakt nuk përjashtohet as pista se 39-vjeçari mund të jetë ekzekutuar.
Automjeti në të cilin u gjet I vrarë Kastrati ishte I parkuar në mënyrë të rregullt në afërsi të rrethrrotullimit të Kolonjës, anës rrugës, një element që e bën më të besueshëm variantin e një vetëvrasjeje. Sipas informcioneve të afërm të tij kanë pohuar se babai I dy fëmijëve të mitur nuk kashfaqur shenja depresioni apo të ketë pasur probleme të tilla. Kastrati ishte tip sportiv, merrej me arte marciale dhe frekuentonte palestrën. Ai punonte si specialist pranë drejtorisë së shërbimeve në Portin Detar të Durrësit, madje ishte dhe shofer I drejtorit të këtij institcioni, Pirro Vengu.
Hetimet kanë vijuar në lidhje me ngjarjen e rëndë, ku nuk përjashtohen dyshimet se personi në fjalë edhe mund të jetë vrarë. Grupi hetimor po bën këqyrjen eprovave material dhe analizon mjetin ku u gjet viktima. Gjithashtu po vëzhgohen dhe pamjet filmike të bizneseve përgjatë këtij aksi rrugor. Më tej pritet të ketë tjetër komunikim në lidhje me ngjarjen, për të konfirmuar plotësisht nëse ishte vetëvrasje po 39-vjeçari është vrarë nga dikush tjetër.
Gjithashtu, Policia është duke hetuar për të gjitha pistat dhe vetëm pasi të mbyllë procedurat do të ketë një përfundim nëse është vrasje, apo vetëvrasje.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#BetimKastrati#Policia#TopChannel
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Ngushllime Familjes dhe femijet i Ruajt Zoti nga qdo e Keqe!

AjanBerisha-vuzp
Автор

Ngushellime familjes
Djal I rri mjer nena vet dhe femijet qe I la te rriten jetime
Forca mbahu nena e femijeve

margheritapolizio
Автор

E kane vrare te shkretin gjith ky djal sa gjynaf ngushellime Families 😢mendoj se sa do kete parkuar makinen e kane vrare, kjo nuk eshte vetvrasje, se po te ishte e bente diku tjeter ne shtepin e tij.. kete e kane vrare pik.

enisgolis