Top News - Krim i tmerrshëm, babai vret djalin/ E fshehu në dollap, shkruan letër për motivin

preview_player
Показать описание
Një krim i tmerrshëm ka ndodhur brenda një familje në Varese, në veri të Italisë, natën e Vitit të Ri. Davide Paitoni ka vrarë fëmijën e tij 7-vjeçar e më pas ka fshehur trupin e të mitur në dollap. Pas krimit makabër, 40-vjeçari telefonoi bashkëshorten e tij e cila ishte larguar nga banesa.
Kur Davide u takua me gruan e tij, tentoi ta godiste me thikë, por ajo arriti të largohej dhe të shpëtonte. E tmerrshmja është mesazhi që ai la pranë kufomës së djalit të tij. Davide la mesazh për bashkëshorten, duke thënë se e gjitha ishte një akt hakmarrje ndaj saj, si dhe kërkoi fjalje babait të tij të moshuar: Më falni, më fal baba.
Dyshohet se Davide kishte ndërmend të bënte vetëvrasje, por karabinierët në një magazinë jashtë Varese dhe e arrestuan. Mediat italiane kanë ngritur pyetjen se përse autoritetet gjyqësore e lejuan 40-vjeçarin të kalonte Vitin e Ri me djalin. Davide ishte në arrest shtëpiak për tentativë pasi kishte dashur të vriste një koleg një muaj më parë. Ai përdorte kokainë dhe kishte qënë gruaja e tij që kishte bërë kërkesë për divorc për shkak të sjelljes së tij të dhunshme. Mediat italiane theksojnë se krimi mund të ishte parandaluar.

Pamje:AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Itali#Vrasje#TopChannel
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

E pse nuk e shkruan në titull vendin e ngjarjes? apo që të mendojmë se ka ndodhur te ne. kjo mënyr përdoret shpesh dhe është e ndyrë…

bledi.hebeja
Автор

Nuk di çte them🤔
Jam tej i stermbushur ne lidhje me monstrat qe nuk meritojne te jetojne!

afrimimeri
Автор

😩😩😩😩😠😠😠 hakmarrje tek fëmija i tij 😠😠😠😠

juljanbezo
Автор

Jan plera jan mostra duhet te varen duhet te gjith kta mostra prinde ke frik dhe krs prindrit ..O zot cfr bhet sa keq po per more pler vino för te enjgjellt 😭😭😭

minnafati
Автор

From prison to hell, that’s your life now.

Mucka-benv
Автор

Aman kot me than qa na duhen ne lajmet e italise hajde lajm vl

albanvorfi
Автор

tvritshe vetem grun nese ta ka ba keq por gjynah fmija

jurivjerdha