Top Channel/ Vrasja e Caroline, mediat greke permendën shqiptarët- ngrihet Komuniteti i emigrantëve!

preview_player
Показать описание
Komuniteti i Emigrantëve Shqiptarë në Greqi nuk e la të kalonte lehtë kjo situatë për shtypin vendas. Mediat në shtetin fqinj vazhdimisht kanë përmendur shqiptarët si autorë të mundshëm të vrasjes makabre të 20 vjecares Caroline Crouch, dhe tani prej tyre ëkrkohet falje publike. “Komuniteti i Emigrantëve Shqiptarë në Greqi shpreh tronditjen e thellë dhe neverinë e ngjallur nga krimi i rëndë, që tronditi mbarë opinionin publik në vend”, thuhet në deklaratë. “ashtu sit ë gjithë, kemi ndjekur të tronditur zhvillimet e fundit në hetimet e vrasjes së nënës së re në Glika Nera, nga vetë bashkëshorti i saj. Përcjellim ngushëllimet tona më të sinqerta dhe mbështetjen pa kushte për familjarët e viktimës 20-vjeçare, Caroline Crouch! Porn ë të njëjtën kohë, kërkojmë të përdoren menjëherë reflekset e shtetit për të siguruar një reagim të gjerë e për të dërguar pa humbur kohë mesazhin e duhur, në çdo drejtim: Vrasësi i Caroline NUK ishte asnjë kriminel tepër i rrezikshëm “shqiptar” apo “gjeorgjian”. Sërish media greke nuk humbet aspak shansin të kultivojë me vullnet të jashtëzakonshëm stereotipin e “kriminelit të huaj, emigrant”, akte që nxisin urrejtjen dhe racizmin në shoqërinë greke. Dënojmë thellë aktin e frikshëm të vrasësit 33-vjeçar, i cili për 37 ditë me radhë luante rolin e bashkëshortit të hidhëruar dhe kërkojmë nga mediat greke të kërkojnë falje në publik për shpifje dhe manipulim të përsëritur, duke shfrytëzuar shqiptarët në Greqi, me propagandë të vazhdueshme, pa asnjë bazë apo informacion zyrtar” theksohet në deklaratë, ku më tej bëhet thirrje për të mos kultivuar urrejtjen në shoqëri, por bashkëjetësen në harmoni me njëri tjetrin.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#KomunitetiiEmigrantëve#Greece#TopChannelNews
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Ku esh shteti jon kur na shaj pa limit...

tcc
Автор

Po shteti shqiptar ku eshte???? Bravo 👏 komunitetit shqiptar, ngriheni zerin

kuqezi
Автор

Ne ketu ne greqi e kemi ndjekur we ne fillim dhe Tham nga gjuha e trrupit Tham qe KY esht por skishim fakte por ja qe doli cudia e madhe trre dit zgjat ja qe doli🙏

elieleonora
Автор

Dhe shi të bjeri në Greqi fajin e kan shqiptarët thon këta të fortit

lucypashai