Top Channel/ Vrasja e 20 vjecares në sytë e foshnjes, policia greke arreston bashkëshortin!!!

preview_player
Показать описание
Më në fund, pas një muaj hetimesh, vrasja e 20 vjecares Caroline Crouch në Greqi duket se po shkon drejt zbardhjes. Policia greke ka ndaluar bashkëshortin e saj, nën dyshimin se vrasja e britanikes ishte organizuar pikërisht prej tij. Babis Anagnostopoulos u arrestua pikërisht gjatë ceremonisë përkujtimore të organizuar për nënën e re e cila u mbyt në sytë e foshnjes së saj gjatë një grabitjeje në banesën e tyre luksoze në Athinë. Burime policore thanë për TCH se 32 vjecari u shoqërua në polici ku do të japë shpjegime shtesë lidhur me disa momente të ngjarjes që tronditi vendin e tërhoqi vëmendje mediatike në mbarë botën. Anagnastopulos duhet të shpjegojë se kush i hoqi kartat e kamerave të siogurisë që ndodheshin brenda banesës gjatë orëve të krimit pa mbërritur ende policia aty. Analiza e videos tregoi se kamerat e banesës e kanë kryer regjistrimin e fundit rreth orës 01.10 minuta, ndërkohë që sipas vetë deklaratës së tij grabitësit hynë në shtëpi diku nga ora katër e mëngjesit e u larguan rreth orës 05.40. Cfare ndodhi në banesë, kush i pastroi ambjentet e saj prej cdo gjurme janë disa prej pyetjeve që i shtynë hetuesit të dyshojnë edhe për vetë pilotin. Agjentet duan të dijnë prej tij si arriti të kontakonte me telefon persona të familjes së vet në orën kur supozohej të ishte i lidhur prej grabitësve. Ai po kështu duhet të shpjegojë ndryshimet e regjistrimeve që iu bënë pajisjes biometrike që viktima mbante në dorë, cka zhduku të dhënat mbi rrahjes e zemrës së saj duke vështirësuar zbulimin e orës së saktë të vdekjes. Dhe c`është më e rëndësishmja, bashkëshorti i Caroline duhet të japë sqarime mbi kontratën e sigurimeve që viktima kishte lidhur vitin e fundit, ku theksohej se nëse ajo humbiste jetën, familjarët e tjerë përfitonin 1 milionë euro.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#CarolineCrouch#Greece#TopChannelNews
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Ca nuk po degjojm e lexojm!
Ku po shkon kjo bote😣

anila
Автор

nje ngushellim shpirteror dhe te sinqert per familjen e vajzes te pajet zoti i dhent durim dhe sadopak lehtesim dhimbjeje persa koh qe ata do jen pran njeri tjetrit
zoti i dhent kurrajo dhe fuqi per mbietes..
🙏🙏AMIN🙏🙏...

spartakkreci
Автор

Pershendetje
Po ajo u kuptua qe u vra nga burri I saj se kartat I ka hequr vete dhe telefonat nuk ishin marre nga hajdutet ishte mashtruar dusa fakte me klor

fatbardhaavdej
Автор

Në çdo 10 min jepni nga nji lajm ndryshe ju TOP chenedh...

ANTIPATREA-K
Автор

Po ate shqiptarin si e rrehen policat e pushtave duhet ti denoncoj ne hag ai shqiptari

ferizferiz
Автор

I knew he killed her the second I saw him on the news. He looked guilty AF!

breatheinbreatheout
Автор

Nuk e imaqjinoni, sa krime, perdhunime, grabitje, kan ber kreket kesht, dhe burgun e kan ber shqiptaret kot, kjo esht shum e vertet

salihysenlika
Автор

I lumte dora policeve po shum e zgjaten

bukuriemuca
Автор

Nuk e Kan arrestuar or jo.pse genjeni.e kan marr per deponim te dyt.un ketu ne athin jam.duke pare lajmet

sokolofopiummusic
Автор

Me mire kur nuk ke pasuri se je rehate

lokloki
Автор

Le të rrij varur deri sa të vdesë vetë

artimdama
Автор

Caroline nuk edhte shqipetare, eshte britanike

emanuela-helsinki
Автор

Dhe ti kërkojn falje emigrantëve të akuzuar (për këtë ngjarje)

artimdama