Top Channel/ Vrasja e 20 vjecares në Greqi, kthesë e papritur: hidhen dyshime mbi bashkëshortin!

preview_player
Показать описание
Një krim kaq i rëndë, që ndodh në njërën prej lagjeve qendrore e më të pasura të Athinës, por sërish askush nuk dëgjon asgjë, ndërsa grabitësit nuk lënë pas asnjë gjurmë: ka dicka që të bën të dyshosh në ngjarjen e rëndë të pak kohëve më parë në kryeqyetin grek, ku 20 vjecarja britanike Caroline Crouch u torturua e u vra në sytë e fëmijës së saj nga një grup grabitësish, që kishin hyre sic thuhet për të vjedhur para. Hetimet duket së fundi kanë marrë një tjetër kthesë, të paktën këtë pretendojnë disa raporte në shtypin vendas, sipas të cilave një lloj mister rrethon bashkëshortin e viktimës, Charalambos Anagnostopoulos. Lëvizjet e dyshimta të autorëve tani po thuhet se mund të kenë qenë pasojë e ndihmës nga një person i njohur i familjes. Pozitat e tij i rëndojnë dhe fjalët që kanë qarkulluar së fundi se Caroline kishte siguruar jetën e saj për 1 milionë euro. Por këto skenare e kane bezdisur së tepërmi 32 vjecarin, sic tha avokati Stavros Balaskas për ANT1. Policia greke thotë sakaq se kablli i përdorur për të lidhur pilotin gjatë grabitjes ku humbi jetën e shoqja, është marrë nga magazina e banesës dhe autorët nuk e kanë pasur atë me vete.

Pamje: AFP

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#TopChannel
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Kurre mos beni Siguracion jete...never ever...

Nese nuk doni te jua marrin jeten

sabibaliaj
Автор

Qe kur doli lajmi une tek burri dyshova 🤔

glokiglob
Автор

Ka gra te liga po ka dhe burra akoma me ndyrsira.

se
Автор

Kete e Kam than qe diten e par qe doli lajmi ! Sepse si Ka mundesi me gjuhe hoq kodin e telefonit dhe lajmeroi policine esht Pak absurde

alekslesi
Автор

Kjo ngjarje kushedi kur ka ndodhur do kete vite .

aferditabezhanisalaj
Автор

Ku e dini ju spiuna te shqiperise u bete me greke te pa bese se greket.

akexandrasitnova
Автор

Vertete perse njollosin emrin e Shqiperise, , pa patur asnje baze, , pa asnje version, , rracista te qelbur, ,

bardhefilaj