Top Channel/ Pronari i banesës ku jetonte çifti në Elbasan: 37 vjeçaren e gjeta të vdekur…

preview_player
Показать описание
Pronari i banesës që u kishte dhënë shtëpinë me qira çiftit Ramis Micit dhe Jetlira Elezit, ka treguar se ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 1 të mesnatës.

Ai tha për mediat se rreth orës 00:50, Ramizi doli nga banesa dhe la derën e banesës hapur dhe kur ata shkuan gjetën gruan të shtrirë në tokë të mbuluar me gjak. Ai tregon se ata të dy kishin pasur debate dhe viktima e kishte denoncuar në polici.

“Pati zënka me burrin. Ishte në polici, e denoncoi. Çiftit i kisha dhënë me qira banesën në katin e dytë. Pas debatit, i thashë vajzës kalo në kat të parë ti sa të gjesh shtëpinë. Një muaj kishin që morën banesën me qira. Sot në orën 1 pa 10 doli nga banesa ai. La derën hapur, erdha këtu pash kufomën shtrirë, gjaku ishte…. Njoftova policinë dhe kaq ishte puna e tij”, tregon pronari i banesës ku mbeti e vrarë 37-vjeçarja.

Ramiz Mici së bashku me 37-vjeçaren jetonin në lagjen “Skënderbej” prej 4 muajsh në një banesë me qira. 37-vjecarja ishte e divorcuar dhe kishte dy fëmijë nga martesa e parë. Edhe autori i vrasjet ishte i divorcuar dhe kishte dy fëmijë nga martesa e mëparshme.

Viktima kishte kerkuar ndihmë në polici pas debatit dhe ishte pajisur me urdheër mbrojtje. Prej asaj dite, ata jetonin në të njëjtën shtëpi por me dhoma të ndara.

Sot 37-vjeçarja do të largohej nga banesa pasi kishte gjetur shtëpi tjetër. Duket se ky ka qenë shkaku i debatit të fundit që çoi në vrasjen e saj.

Ndërkohë, policia është vënë në ndjekje të autorit, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes pasi ka kryer krimin.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Elbasan#Policia#TopChannelNews
Рекомендации по теме