Top News- Nën breshëri armësh sa hap e mbyll sytë!/ Mister motivet, plagoset pronari i një biznesi

preview_player
Показать описание
Një biznes përgjatë aksit Laç-Lezhë është sulmuar me armë zjarri, ndërsa i plagosur ka mbetur pronari i tij. Ngjarja është regjistruar rreth mesnatës, ndërsa policia bën me dije se në pranga kanë rënë 3 persona, mes tyre autori i dyshuar i krimit. Besim Zeneli ishte duke mbyllur dyqanin fruta-perime per t’u larguar drejt banesës, kur një person përpara biznesit të tij ka shkrepur disa herë armën, duke i shkaktuar plagë ne trup.
Menjëherë pas krimit autori u largua, por grupi hetimor bëri të mundur identifikimin e tij. Ndërkohe 60-vjecari u dërgua me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë, ku dhe po merr trajtim mjekësor. Në momentin e ngjarjes lëvizja në zone ka qenë e paktë për faktin se ndodhet në anë të autostradës, por ka biznese të pajisura me kamera sigurie, të cilat I kanë ardhur në ndihmë hetuesve.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Lezhe#Lac#TopChannel
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

I doli shalqini poç. Autorit. Dhe pasraj nga inati vajt per ta vra.. ai tjetri vravi per nji parking.. dit per dit menyra me te ndryshme per te vrar dike. Osht bor mod

jonimirian
Автор

Nje gje spo mundem me kuptu a jan normal keta njerez qe veprojne kshtu a kan Familje a jo qka ski qef me ta bo mos e bon thojne

MN-gjzn
Автор

Po pse mor gazetare, a nuk është tregetar më zoteria nëse eshte konfliktuar me dikë ?
Lajme së prapthi

ahmedelbasan
Автор

Do i ket dal shalqini kungell se kot nuk te gjuan njer hahaha shqiptar esapi

erlindkamberaj