Top News - Ndërron jetë 55-vjecari/ Iu shemb tarraca e banesës mbi kokë, një i lënduar

preview_player
Показать описание
Shembja e tarracës së një shtëpie në fshatin Qerret, u bë shkak për vdekjen e pronarit të saj, 55 vjecarit Shaban Shehu.
Ky i fundit këtë të hënë tentoi të shembte shtëpinë e tij të vjetër, e për këtë kishte punësuar edhe një 27 vjecar Albert Rroshin.
Gjatë shembjes së banesës, dy personat i zuri poshtë tarraca, duke bërë që ata të bllokoheshin nën rrënoja. Familjarët njoftuan policinë dhe ambulancën për ngjarjen në fjalë, të cilët pas mbërritjes në vendngjarje transportuan dy të lënduarit në spital.
Fatkeqësisht 55 vjecari humbi jetën rrugës për spital si pasojë e plagëve të rënda në trup, ndërsa 27 vjecari po merr trajtim mjekësor, fatmirëisht jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor nën drejtimin e prokurorisë ka nisur hetimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, ndërsa në pyetje pritet të merret edhe i lënduarit Albert Rroshi.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#TopNews#Ngjarja#Qerret
Рекомендации по теме