filmov
tv
Top News - Fillon gjyqi i madh...! Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi në sallë
Показать описание
Në Gjykatën Speciale ka nisur seanca e parë e procesit gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për të cilët Zyra e Prokurorit të Specializuar pretendon se kanë kryer krime lufte. Në sallën e gjyqit janë të pranishëm edhe ish-krerët e UÇK-së Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.
E ndërsa po mbahet seanca gjyqësore, në afërsi të objektit të Gjykatës Speciale, shqiptarë të diasporës po zhvillojnë një protestë paqësore për të treguar mbështetjen e tyre për të akuzuarit si dhe luftën e UÇK-së.
Pas një procedure të gjatë paragjyqësore, prej thuajse tre vitesh, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, dalin kështu para trupit gjykues.
Aktakuza ndaj tyre u konfirmua në nëntor të vitit 2020 për t’u ndryshuar pastaj më 3 shtator 2021, 29 prill dhe 30 shtator 2022. Ndërsa versioni i aktakuzës me më pak redaktime, që është në fuqi aktualisht, u dorëzua në shkurt të këtij viti.
Gjatë ditës së hënë, Zyra e Prokurorit të Specializuar paraqiti deklaratën hyrëse dhe për këtë kishte në dispozicion 5 orë. Pas kësaj, është mbrojtësi i viktimave që bën deklaratën hyrëse. Procesi do të vazhdojë me deklaratat e para të ekipeve të mbrojtjes. Të gjitha këto këto pritet të përfundojnë të mërkurën, më 5 prill, ndërsa paraqitja e provave do të fillojë një javë më vonë me thirrjen e dëshmitarëve të prokurorisë. Sipas Dhomave të Specializuara, 140 persona janë pranuar si viktima pjesëmarrëse në ketë proces gjyqësor. Kundër ish-krerëve të UÇK-së pritet të dëshmojnë mbi 300 dëshmitarë të prokurorisë. E për të dëgjuar të gjitha këto dëshmi, nevojiten dy vjet kohë. Vetëm për të përmbyllur çështjen e prokurorisë është thënë se do të duhen deri në 5 vjet e gjysmë.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#TopNews#Thaçi#TopChannel