Top News - Lamtumirë Boris Johnson! / Jep dorëheqjen si lider i konservatorëve e si kryeministër

preview_player
Показать описание
Boris Johnson dha dorëheqjen të enjten si lider i partisë konservatore britanike, duke hapur kështu rrugën për zgjedhjen e një kryeministri të ri, pasi dhjetëra ministra u dorëhoqën nga qeveria e tij e shënjuar nga skandalet. “Qartësisht është dëshirë e partisë konservatore parlamentare që të ketë një lider të ri të partisë, si rrjedhojë edhe një kryeministër të ri”, tha Johnson duke folur para Doëning Street.
Në ditët e fundit, unë jam përpjekur të bind kolegët e mi se do të ishte e tepruar të ndryshonim qeveritë në një kohë kur ne po arrinim aq shumë, dhe në një kohë kur ne kemi një madat të gjerë dhe jemi mirë në sondazhe. Por mua më vjen keq që nuk isha i suksesshëm në këtë argumentim dhe sigurisht, është e dhimbshme të mos mund të shohësh të realizohen aq shumë ide dhe projekte
Pas ditësh me përpjekje për të ruajtur postin, Johnson u braktis nga të gjithë, me përjashtim të një grushti aleatësh. Ishte dicka thuajse e pabesueshme zgjedhja e johnsonit në pushtet në 2019, kur ai fitoi një shumicë të madhe, duke fituar vota edhe në ato pjesë të britanisë që nuk kishin mbështetur kurrë më parë partinë e tij konservatore. Edhe ministri i tij i financave, nadhim Zahavi, që u emërua në post të mërkurën, i kërkoi shefit të tij të dorëhiqej. “Kjo nuk është një situatë e qëndrueshme dhe gjendja vetëm sa do të rëndohet më tej. Për ju, për partinë konservatore dhe më e rëndësishmja për vendin, duhet të bëni gjënë e duhur dhe të largoheni tani”, tha ai në tëitter. Sidoqoftë, BBC shkruan se Johnson do të vazhdojë të shërbejë si kryeministër deri në vjeshtë në mënyrë që ti lejojë lidershipit konservator të marrë masat e nevojshme.

Pamje:AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#BorisJohnson#Dorëheqja#TopChannel
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

te gjith kryministrat e tanishem do ikin, do hy frym e re, filloj 100 vjecari i ri, , , ,

opa
welcome to shbcf.ru