Top News- Pas atentatit mafioz në Laç/ Mori vesh lajmin, aksidentohet djali i viktimës

preview_player
Показать описание
Lajmi i vrasjes së Pilot Rolit ka tronditur njërin prej djemve të biznesmenit 55-vjeçar. Ai është përfshirë në një aksident në rrugën pranë vendit të ngjarjes duke nxituar për të mbërritur atje. Sapo ka marrë vesh lajmin e rëndë, djali I tij është nisur drejt vendngjarjes dhe është përplasur me një prej shtyllave të ndriçimit. Shkak dyshohet dhe lagështira në rrugë e shpejtësia e lartë. Nuk dihet nëse I riu ka pësuar lëndime apo jo.
Babai I tij Pilot Roli, I njohur dhe me emrin Rakip Roli, u vra në automjetin e tij luksoz tip Audi. Roli ishte disa metra larg banesës së tij ku dy persona I bënë pritë dhe goditën me kallashnikov. Sipas grupit hetimor drejt tij është shtënë më tepër se 10 herë.
Policia ka vijuar punën për identifikimin e autorëve, ku janë mbledhur gjithë provat material në vendngjarje si dhe kamerat e sigurisë përreth. Dyshohet se konfliktet e djemve të tij janë shkaqet të cilat mund të kenë çuar në vrasjen e biznesmenit. Vetë Pilot Roli ka qenë I dënuar në 2011, ku së bashku me disa persona të tjerë kanë plagosur me mjete të forta një 20-vjeçar.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Laç#Atentati#TopChannel
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Kto pra jan lajmet qe jepni ju direkt makina gjith gjak i iken truni dikujt qe se njeh kur sheh horror jo djalit vet

noelm
Автор

Gjynah per te gjithe..se punetvr vera ato i dijn vete

ariari