Top News - ‘Xhepat e thellë’ të partive politike / KQZ gjobit PS e PD - Shkelën ligjin me financimet

preview_player
Показать описание
Partitë politike më të mëdha në vend rrezikojnë miliona lekë gjobë për mosdeklarim të saktë të financimeve gjatë fushatave zgjedhore dhe tejkalim të shpenzimeve maksimale të parashikuara nga buxheti i shtetit për fushatën zgjedhore të 25 prillit.
Auditimi i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, i cili kaloi këtë të mërkurë në seancë, shpalos të gjitha shkeljet financiare të socialistëve, demokratëve dhe forcave të tjera politike në zgjedhjet e 25 Prillit.
Partia Socialiste ka shpenzuar tre herë më shumë se maksimumi në këtë fushatë, ose 167 milionë lekë nga 55 milionë që është niveli i lejuar.
Kodi Zgjedhor parashikon që shkelja e kufirit maksimal të shpenzimeve nga një subjekt zgjedhor të dënohet me pesë milionë lekë, ose me një gjobë të barabartë me shumën që ka kaluar kufirin, cilado që është më e lartë. Për këtë rast, PS u gjobit me 5.5 mln lek.
Gjithashtu sipas auditimit, Partia Socialiste nuk ka dorëzuar raportet për 17 kandidatë, si dhe në raportet e dorëzuara janë bërë korigjime me shkrim, gjë që bie në kundërshtim me ligjin. Gjoba e parashikuar për këto shkelje varion nga 500 mijë deri në një milion lekë.
Nga ana tjetër gjysma e kandidatëve të Partisë Demokratike nuk kanë përgatitur dhe deklaruar sipas ligjit pasqyrat e raportimit për fushatën zgjedhore.
Në auditimet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve rezulton se mungojnë deklaratat e donatoreve mbi konfliktin e interesit për financimin e subjekteve zgjedhore dhe kandidatëve të tyre. Kjo shkelje sipas Kodit Zgjedhor dënohet me 500 mijë deri në një milionë lekë. KQZ e gjobit PD me 700 mijë lek.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#TopNews#KQZ#Gjobat
Рекомендации по теме