Top News/ ‘Gruan ma vrau TikTok-u’. Bashkëshorti i 41-vjeçares mohon akuzat

preview_player
Показать описание
Pas arrestimit, bashkëshorti i 41-vjeçares, që humbi jetën pas konsumimit të një sasie lënde helmuese, nuk ka pranuar të jetë shkaktar i vdekjes së të shoqes.
Xhemal Loka u ka qëndruar deklaratave të bëra paraprakisht që më 2 janar se gruan ia vrau sedra pas gjuhës denigruese dhe fotove me sharje që vazhdonin të qarkullonin në rrjetin social Tik Tok.
Në dëshminë e tij, 46-vjeçari konfliktet me bashkëshorten i ka konsideruar si pjesë normale të jetës në çift të ndikuara dhe nga fyerjet ndaj saj në rrjetin social, po edhe nga distanca.
Xhemal Loka ka qenë në burg në Francë për disa vite me radhë dhe pas lirimit nga burgu u kthye në shtëpi për t'u nisur sërish ilegalisht, sipas familjarëve të tij, drejt Greqisë për të punuar.
Ai u kthye më 27 dhjetor në shtëpi për festa, por sipas dëshmisë së njërit prej fëmijëve që atë ditë ka nisur keqtrajtimi i nënës. Ndërkohë në celularin e sekuestruar të Xhemalit u gjet një video me fyerje dhe kërcënime që ai i dërgonte gruas së tij edhe nga emigrimi.
Familjarët e viktimës nga ana tjetër pretendojnë se ajo nuk është vetëvrarë, por është vrarë nga bashkëshorti i saj.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#TopNews#Deshmia#XhemalLoka
Рекомендации по теме