Top News- Ushtria ruse përgjohet nga SHBA/Si po planifikohet pushtimi i Ukrainës

preview_player
Показать описание
Shërbimet amerikane të intelogjencës janë duke përgjuar ushtrinë ruse për të mësuar mbi hapat e ardhshmën në Ukrainë.
Komunikimet e përgjuara nga Shtetet e Bashkuara zbulojnë se disa zyrtarë rusë kanë shqetësime se një pushtim i plotë i Ukrainës, do të kishte më shumë kosto dhe do të ishte shumë më i vështirë nga sa kanë menduar presidenti Vladimir Putin dhe drejtues të tjerë në Kremlin.
Lajmin e bëjnë të ditur për CNN katër burime që kanë dijeni për këto përgjime. Sipas tre prej burimeve, disa nga zyrtarët që janë treguar dyshues janë operativë të shërbimeve inteligjente dhe ushtarake të vendit.
Zyrtarët gjithashtu kanë shfaqur shqetësim për faktin se mos planet e tyre ekspozohen nga shtetet perëndimore, thanë dy burime, duke cituar komunikimet e përgjuara.
Nuk ka dëshmi që të tregojnë se këta zyrtarë janë kundër planit për pushtimin e Ukrainës, apo se do të revoltoheshin kundër urdhrave të Putinit, thanë dy burime për CNN.
Një tjetër burgim pranë shërbimeve inteligjente amerikane vuri në dukje se Rusia ka një ushtri profesionale që mendohet se do t’i zbatonte me sukses urdhrat e Putinit. Megjithatë, zyrtarët besojnë se do të ishte e vështirë.

Pamje:AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Ushtria#SHBA#TopChannel
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Mos mos. Si kënaqet shqiptaret me pordha të ftohta.

faetter
Автор

Lejini kto gjona pa lidhje, jeni me informu popullin jo me informu se e keni ngatrru pak me duket.

juliantroksi
Автор

Hahahaha😂 kush osht ai gangsteri qe E degjon Ameriken 😂

samethoxha