Top News - Ai nuk është pallati im!/ Putin rrëzon pretendimet e Navalny-it

preview_player
Показать описание
Presidenti rus Vladimir Putin mohoi të jetë pronari I pallatit luksoz të denoncuar nga kritiku I ashpër I Kremlinit, Aleksek Navanly në një video që bëri pak ditë më parë xhiron e botës. Videoja u bë virale dhe u klikua nga më shumë se 86 milionë njerëz. Pallati përrallor pranë brigjeve të detit të Zi thuhet se është financuar nga oligarkë pranë Putinit në formë rryshfeti për presidentin. Ai përshkruhet si një qytet më vete me një kazino, pistë patinazhi e vreshta. Aludimet për pallatin, të cilat u shfaqën për herë të parë në vitin 2010, kur një biznesmen i shkroi presidentit të atëhershëm Dmitry Medvedev me ankesën për rryshfet nga zyrtarët e shtetit, vijnë ndërsa mbështetësit e Navalny po u bëjnë thirrje njerëzve t’u bashkohen protestave mbarëkombëtare të shtunën. Navalny dhe fondacioni i tij anti-korrupsion publikuan foto e vizualizime të hollësishme 3-D të bazuara në planet e mjedisve të brendshme luksoze së bashku me një varg dokumentesh që sipas tyre provojnë se pallati buzë Detit të Zi prej 1.36 miliardë dollarësh i përket presidentit rus. Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se pretendimet për pallatin janë të vjetra dhe të pavërteta.Navalny dhe aleatët e tij kanë ndërmarrë disa hetime në lidhje me pretendimin për korrupsion zyrtar, duke i përdorur ato për të rritur mbështetjen ndaj politikanit të opozitës dhe lëvizjes së tij.

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#VladimirPutin#AleksekNavanly#TopChannel
Рекомендации по теме