3-vjeçari humb jetën pas mjekimit te dentisti, prindërit: I kanë injektuar mbidozë narkoze

preview_player
Показать описание
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë ku një fëmijë 3-vjeçar ka humbur jetën pas mjekimit në një klinikë dentare në Tiranë. Gjyshi i 3-vjeçarit ka thënë për gazetaren e Faxnews Xhoana Çallaku se nipi i tij nuk kishte asnjë problem shëndetësor ndërsa ka hedhur akuza ndaj mjekut të klinikës Roland Xhaxho.

I pikëlluar gjyshi i të miturit tregon se 3 vjeçari qëndroi në klinikë mbi 9 orë dhe në momentin që ka dalë, ka qenë në gjendje kome. Më pas i mituri është ndjerë keq, çka ka detyruar familjarët ta dërgojnë në spital, aty ku pas tre ditësh, hummbi jetën.

Familjarët hedhin akuza se3-vjeçarit i është dhënë dozë e tepërt narkoze teksa kërkuan që të mjeku Rolan Xhaxho të dënohet.

Gjyshi: E çuam te doktori për të pastruar gojën. Nuk kishte probleme. E çuam te mjeku te Roland Xhaxho, që punon me vajzën dhe gruan. E cuam në orën 10, ishim konsultuar dhe më herët. Na tha që nuk ka problem. Na garantoi se s’do kishte problem. Nga ora 10 e 30 deri në 7 në sallë. E nxori djalin në gjendje kome, të këputur. Për gjysmë ore i del narkoza na tha. Nderkohe filloi ti hipte temperatura. I rashë telefonit të doktorit, nuk na e hapi. E cuam djalin ne reaminacion. Ata na e fshehen nuk na e thanë. Doktor Roland Xhaxho e ka fajin se i kanë dhënë narkozë të tepërt. Shkak ishte se i dogji melcine dhe të gjithë organet e tjera.

Na tha nuk ka problem, merreni në shtëpi. Ai ishte në gjendje kome, i këputur. Në spitalin “Nënë Tereza” e qëndruam. Mjekët e dinin që ishte nga narkoza, na e thanë që ndërhyrja e parë është që do heqim narkozën e tepërt. Ne kërkojmë që ai të dënohet nga shteti.

Duam drejtësi. Nuk ka pasur ndonjë problem djali. Ishte hera e parë që ndërhynte te dhëmbët. Nga shteti kërkojmë të merren masat sa më shpejt. Organet të veprojnë, përndryshe do kenë probleme të tjera me ne.

Xhaxhai i 3-vjeçarit thekson se fajtor i kësaj ngjarje kaq të rëndë është vetëm mjeku. Ai shprehet për FaxNews, se mjeku ka fshehur krimin dhe duhet patjetër që të paguajë pasojat për krimin që ka bërë.

Xhaxhai i 3-vjeçarit: Ai e ka bërë djalin në atë gjendje për fajin e tij. Ai ka fshehur krimin dhe do ta paguajë patjetër krimin e tij.

Prindërit e 3-vjeçarit kanë kallëzuar në polici mjekun Roland Xhaxho.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për shtetasin R. Xh., 70 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Mjekimi i pakujdesshëm”, pasi ka bërë kallëzim shtetasi B. S. se shtetasi R. Xh. ka mjekuar në mënyrë të pakujdesshme në klinikën e tij private, djalin 3-vjeçar të shtetasit B. S., i cili pas mjekimit në këtë klinikë ka shfaqur komplikacione dhe pas 3 ditësh, ka humbur jetën, në spital”, thuhet në njoftimin e policisë#faxweb #faxnews #zgjohu

Follow Fax News Albania

Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Oh zoti i mallkoft kta mjek kta jan qena

shqipranjasari
Автор

Ngushellime prinderve!
Shume e veshtire te kalohet kjo ndodhi.
Por gjyshi me vjen keq te them, por genjen ne çdo fjale qe thote.
Mjeku Rolan Xhaxho eshte nder mjeket me te miret qe ka Shqiperia.
Familjaret e vogelushit te presin ekspertizen ligjore.

silvapavaci
Автор

Qfar mjek jan kta mjek denimi i lart duhet me denu

shqipranjasari