Tiranë, ndërron jetë 3-vjeçari pasi rregulloi dhëmbët, gjyshi tregon ngjarjen: Duam drejtësi

preview_player
Показать описание
#oranews #nderronjetefemija #femijatedentisti #nderronjetetrevjecari #rrugakvajes #dentist #klinikedentare #policiaetiranes #tirane

Prindërit e një 3 vjeçari kanë denoncuar në komisariatin nr 4 një klinikë dentare ku fëmija i tyre humbi jetën pasi dyshojnë se iu injektua narkozë me dozë më të lartë sesa mund ta përballonte. Ngjarja ka ndodhur 3 ditë më parë.
Klinika dentare ndodhet në zonën e Rrugës së Kavajës. Ndërkaq policia jep detaje nga hetimi paraprak i ngjarjes.
Mjeku që ka klinikën është Roland Xhaxho. I ka bërë ndërhyrjen në gojë fëmijës duke përdorur anestezi të përgjithshme. Në hëtim për neglizhencë në trajtimin mjekesor Roland Xhaxho dhe mbesa e tij Ina Xhaxho.
Fëmija ka shkuar në shtëpi dhe më pas ka filluar të japi probleme. Prinderit e kanë çuar në pediatrinë e spitalit Nënë Tereza dhe aty e kanë shtruar duke e mbajtur ne reanimacion.
Pas dy ditë qëndrimi në reanimacion fëmija ka ndëruar jetë. Pas kësaj prindërit kanë depozituar kallëzim penal. Aktualisht pritet përgjigje e autopsisë së fëmijës. Ndersa deri në këtë fazë po ndiqen penalisht në gjëndje të lirë Roland dhe Ina Xhaxho.
Njoftimi i policisë Tiranë:
Informacion Paraprak
Ne date 01.10.23 ora 22:00 eshte paraqitur Guri Spahiu te cilit ne spitalin e femijeve i ka nderruar jete femija 3 vjec.
Femija ndodhet ne morg dhe po kryehen veprimet...

Follow Televizionin Ora News
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Po ai do burg te perjecem ai pushti ka qen i pir

frederikmyzeqari