Top News - E goditi makina në rrugën Plepa-Golem/ Identifikohet e reja qe humbi jeten

preview_player
Показать описание
Identifikohet viktima e aksidentit të mbrëmjes të së mërkurës në Durrës.
Bëhet fjalë për një 20 vjeçare e quajtur Hava B, e cila po lëvizte në këmbë në momentin kur u godit fatalisht nga një automjet.
Mësohet se e ndjera e ditëlindjes 2003, është nga zona e Arapajt të Durrësit, ndërsa është përplasur me makinë teksa ecte në rrugën Plepa-Golem.
Goditja I ka shkaktuar plagë të rënda dhe pavarësisht përpjekjeve për ta dërguar në spital, ajo nuk ka mundur dot të mbijetojë.
Automjeti që shkaktoi aksidentin drejtohej nga një 24-vjeçar me inicialet K.G, I cili u shoqerua nga Policia.
Aksidenti me pasojë vdekjen u shënua rreth orës 19:30 të së mërkurës, në rrugën dytësore Plepa-Golem.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#TopNews#Durrës#Aksidenti
Рекомендации по теме