Top News-Goditi drejtorin e bankës në Kukës/Në pranga 41-vjeçari, iu gjeten mbi 16 mijë euro me vete

preview_player
Показать описание
Një 41-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Kukësit, pasi është denoncuar nga drejtori i një banke, se e ka goditur për shkak të detyrës.
Në kuadër të operacionit policor të koduar "Office", u kap dhe u vu në pranga shtetasi Armend Maksutaj, 41 vjeç, banues në Prishtinë, i cili dyshohet se ka goditur disa herë me grushte brenda ambienteve të bankës, personin që e denoncoi dhe më pas është larguar.
Pas ndalimit nga Policia, gjatë kontrollin në automjetin e tij, janë gjetur 16 813 euro pa dokumentacion që tregon burimin e tyre, një mjet prerës (kosore), dokumente dhe sende të tjera, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Goditje për shkak të detyrës" dhe "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale".

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#TopNews#Policia#Kukes
Рекомендации по теме