Top News - Gert Shehu në databazën e Policisë! / Hakerat iranianë publikojnë të dhëna ‘sekrete’

preview_player
Показать описание
Hakerat iranianë kanë reaguar në faqen e "Homeland Justice" pas incidentit që u regjistrua këtë të martë në protestën e opozitës, ku 31-vjeçari Gerti Shehu goditi me grusht ish kryeministrin, Sali Berisha.
Në një koment në grupin e tyre në ‘Telegram’, hakerat thonë se Gert Shehu figuron në disa databaza të Policisë së Shtetit, teksa e konsiderojnë të gjithë këtë si një lojë të politikanëve të korruptuar.
Ata paralajmërojnë se do të vazhdojnë të publikojnë të dhëna "sekrete" çdo javë, teksa këtë koment e bëjnë mbi një fotografi të Ramës me ambasadoren amerikane, Yuri Kim.
“Për shkak të kërkesës së popullit: Gert Shehu shfaqet në disa databaza të Policisë së Shtetit. Lojë e politikanëve të korruptuar. Ne do të vijojmë të publikojmë të dhëna çdo javë”, shkruhet në reagimin e hakerave iranianë.
Pas ngjarjes së rëndë, ku 31-vjeçari goditi me grusht Berishën, policia ka sqaruar se autori ka precedentë të mëparshëm kriminalë dhe sipas diagnozës klinike vuan nga çrregullime psikotike.

Pamje:AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#TopNews#GertShehu#TopChannel
Рекомендации по теме