Zjarret djegin 2 persona/ Humb jetën një 61-vjeçar në Devoll, një 90-vjeçare në Tiranë

preview_player
Показать описание
#oranews

Dy persona kanë humbur jetën në vendin tonë gjatë së shtunës për shkak të zjarreve në banesat e tyre.

Në orët e para të mëngjesit rrjedhja e gazit ka shkaktuar djegien e një banesë në fshatin Sanjollas të Devollit.

Për shkak të përhapjes së shpejtë të flakëve, aty mbeti vdekur një persona.

Mësohet se viktima është Shyqyri Selimi, dhe është person me aftësi të kufizuara.

Mësohet se 5 anëtarët e tjerë të familjes i mbijetuan zjarrit, ndërsa 61 vjeçari mbeti brenda banesës duke humbur jetën.

Gjithashtu një tjetër ngjarje e rëndë u shënua në Tiranë në orët e mesditës.

Policia njoftoi se një zjarr i rënë në Shkozë në afërsi të shkollës "Androkli Kostollari", ka lënë të vdekur shtetasen M.B 90 vjeçare e cila jetonte e vetëm.

Policia nuk dha arsyet e rënies së zjarrit, ndërsa hetimet e thelluara pritet që të zbardhin të dy ngjarjet e së shtunës ku humbën jetën 2 persona.

Follow Televizionin Ora News
Рекомендации по теме