Top Channel/ “Është tmerr”, zjarret kërcënojnë Athinën, qindra banorë largohen nga banesat

preview_player
Показать описание
Zjarret e fuqishme që prej disa ditësh po djegin pyje e banesa në Greqi kanë mbërritur në veriperëndim të Athinës në qytetin e Fyli. Zjarrfikësit dhe ushtarët që po luftojnë me disa vatra flakësh në të gjithë vendin, por zjarri po përparon ndjeshëm.

Si pasojë e flakëve të mëdha, shumë shtëpi dhe biznese në Fyli janë djegur, ndërsa dhjetëra mijëra njerëz në lagjen fqinj, Ano Liosia po bëhen gati të braktisin shtëpitë e tyre pas urdhrit të zjarrfikësve se duhet të evakuohen.

Ndërsa periferia e Athinës po bëhet gati për të braktisur shtëpitë, frika për përhapjen e flakëve është e madhe ngado

Pronari i një restoranti u shpreh se flakët u përhapën menjëherë brenda 5 minutave, duke i gjetur të papërgatitur.

"Zjarri filloi dhe brenda pesë minutash u përhap kudo. Në vetëm pesë minuta, eshte tmerr"
Banorët thonë se nuk ju mbetet gjë tjetër veçse të braktisin gjithçka që kanë me shpresën që zjarri nuk do shkrumbojë banesat dhe tokat e tyre.

Pamje:AFP

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#TopChannelNews#Athinë#Greqi
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

"Fyli" dhe "Ano Loisia" kështu asht kur i përkthen lajmet nga internet.

GBANI