Klan News - Zjarret djegin shtëpitë pranë Athinës

preview_player
Показать описание
Zjarret kanë shpërthyer në pjesë të ndryshme të Greqisë. Era e fortë ndihmoi në ndezjen e dy vatrave të fuqishme. Disa shtëpi në juglindje dhe perëndim të Athinës  u dëmtuan nga flakët, njoftuan autoritetet.

Këto pamje tregojnë tymin që ngrihej nga zjarri dhe përhapej në Lagonisi, ndërsa emergjencat u përpoqën ta shuajnë me ndihmën e helikopterit. Zjarri dhe tymi u përhapën edhe në kodrat në Kanalin e Korintit në Greqi këtë të hënë. Kjo video është regjistruar nga dëshmitarët okularë.

Shërbimi meteorologjik grek ka paralajmëruar rrezik të lartë zjarri, pikërisht në një moment që vendi po rimëkëmbet nga vala e parë e madhe e të nxehtit të verës.

Zjarret kanë shpërthyer edhe në Spanjë. Helikopterë luftuan nga ajri për orë të tëra për të frenuar përhapjen e flakëve që shpërthyen ishujt Kanarie. Zjarri në pyll filloi në orët e para të së shtunës dhe detyroi evakuimin e 4,000 njerëzve.

Me rënien e lehtë të temperaturave zjarrfikësit vunë nën kontroll zjarrin në pjesën më të madhe pyjore këtë të hënë, por puna po vijon me vatrat ende aktive. Ndërhyrja aty është e vështirë për shkak të terrenit.

Në Spanjë parashikohet që temperaturat mund të rriten deri në 44 gradë Celsius në disa rajone dhe nuk do të bien nën 25 gradë Celsius gjatë natës, duke rritur mundësinë e zjarreve, sipas Agjencisë Shtetërore të Motit.

Edhe në Itali banorët e mbi 20 rajoneve janë nën alarmin e kuq, përfshirë edhe Romën. Të mërkurën të tjerë qytete do të përfshihen në hartën e rrezikut, pasi temperaturat pritet të rriten. Autoritetet shëndetësore kanë paralajmëruar njerëzit që të shmangin daljet nga shtëpia nga ora 11:00 deri në 18:00 dhe të kenë kujdes të veçantë të moshuarit, fëmijët dhe personat vulnerabël.

Temperaturat në rang botëror po rriten në nivele historike. Sinoptikanët parashikojnë vlera deri në 48 gradë Celsius, gjë që do të ndikojë negativisht edhe për zjarre të shumta.

Klan News

SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Рекомендации по теме