Top News - Aksident në Itali, 7 të plagosur - 3 makina ‘kokë më kokë’, drejtues dhe një shqiptar

preview_player
Показать описание
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e 27 nëntorit në Verona të Italisë, ku mbetën të plagosur 7 persona, mes tyre edhe një shqiptar.
Ngjarja ka ndodhur pak para mesnatës, ku tre makina janë përplasur kokë më kokë në hyrje të nënkalimit në Via Dal Cero, duke shënuar një bilanc të lartë të të plagosurve.
Në aksident janë përfshirë një Fiat Cinquecento që drejtohej nga një shtetas shqiptar 23 vjeç, një Renault Modus që drejtohej nga një 25-vjeçar nga Verona dhe një Toyota Yaris që drejtohej nga një 60-vjeçar po prapë nga Verona.
Identiteti i të riut shqiptar ende nuk është bërë i ditur nga policia italiane. Mësohet se katër prej të plagosurve ndodhen në gjendje kritike për jetën. Menjëherë në vendngjarje mbërritën zjarrfikësit dhe ekipet përkatëse për të ndihmuar të përfshirët në aksident. Ende nuk dihet se cilat mund të kenë qenë shkaqet e aksidentit por policia lokale po vijon hetimet për të zbardhur ngjarjen.

source: Tgcom24
Pamje:AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#TopNews#Aksidenti#Itali
Рекомендации по теме