Tv Klan – SPAK, dëshmi të reja për inceneratorët |Lajme – News

preview_player
Показать описание
Prokuroria e Posaçme ka marrë dëshmi të reja për hetimet që po kryen për inceneratorët dhe është përqëndruar te faturat fiktive të lëshuara nga kompanitë fiktive.
Burime të Televizionit Klan thanë se në SPAK janë pyetur përfaqësues të kompanive që kanë lëshuar faturat për punimet në inceneratorin e Elbasanit.
Të dhënat e kërkuara lidhen me mënyrën se si kanë funksionuar këto kompani dhe njohjet me ish-ministrin Koka apo persona të tjerë të përfshirë në hetimet e Prokurorisë.
Teksa verifikimet dhe marrja e dëshmive vijon edhe për rastin e Fierit, dosja e inceneratorëve është kthyer edhe në një betejë për pasuritë.
“Ndërkohë një kërkesë e ish-ministrit Lefter Koka për heqjen e sekuestros së një ndërtese në zonën e Vollgës në Durrës u rrëzua këtë të premte nga Gjykata e Apelit. Më herët ish-ministrit i kanë bllokuar 4 prona dhe kantinën e verës ne Rashbull”, thotë gazetarja e Tv Klan, Bleona Metushi.
Koka është nën hetim për korrupsion e pastrim parash për abuzim me koncensionet e inceneratorëve dhe vijon të qëndrojnë në masën e sigurisë arrest në burg pasi të tre shkallët e gjyqësorit kanë rrëzuar kërkesat e tij për liri.
Në 14 Maj, ish-vartësi i Kokës, Alqi Bllako do të dalë para Gjykatës së Apelit me kërkesën për t’u hetuar në liri. Edhe ish-deputeti akuzohet për korrupsion dhe në sekuestro i është vënë një apartament në Tiranë.

SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Рекомендации по теме