Klan News - Bushi dhe Dako pyeten në SPAK

preview_player
Показать описание
Kryetari Bashkisë së Krujës, Artur Bushi është paraqitur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, pasi ndaj tij janë regjistruar kallëzime për shpërdorim detyre dhe shkelje në tendera.

Artur Bushi qëndroi rreth 2 orë ne SPAK ku sipas avokatit të tij u është përgjigjur pyetjeve të prokurorëve rreth gjobave qe ka vendosur Inspektorati Tatimor.

Në dalje nga ambientet e SPAK, Bushi nuk pranoi të japë të dhëna për marrjen në pyetje. Disa orë pas largimit nga prokuroria, Bushi sqaroi nëpërmjet një reagimi se dha dëshmi lidhur me kallëzimin e Muharrem Hoqjes, një qytetar nga Kruja i cili pretendon për sulme personale nga kryebashkiaku.

“Thirrja në SPAK ishte vetëm për këtë pjesë dhe nuk ka asnjë lidhje me procedurat e prokurimeve dhe tenderave publike. Dhashë shpjegimet e mia në përgjigje të ftesës së Prokurorisë, mbi çështjen në fjalë dhe do të vij sa herë që do të jetë e nevojshme prania ime, sepse unë nuk i shmangem të vërtetës dhe ligjit.”

Pasditen e të Enjtes në SPAK mbërriti edhe ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako. Ai u mor në pyetje për rreth 3 orë lidhur me kallëzimet për lejimin e ndërtimeve pa leje në kohën që drejtonte bashkinë e qytetit bregdetar.

SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Рекомендации по теме