Top Channel/ Mjekët në pranga për 6 mijë lekë, u paditën nga pacienti

preview_player
Показать описание
Prokuroria e Tiranës kërkoi arrest me burg për dy mjekët e dyshuar për korrupsion , Nazmi Metaliu dhe Astrit Mansaku, ky i fundit teknik imazherie pranë qendrës spitalore.

Akuza dyshon se mjekët i kërkuan një shUmë prej 6 mijë lekë një emigranti , për t’i mundësuar kryerjen e një skaneri pa radhë dhe pa pasur dokumentacionin përkatës.

Hetimet ndaj mjekëve nisën pas kallëzimit të një shtetasi thuhet në dosjen që TCH disponon, i cili kishte kaluar një aksident automobilistik vite më parë. për shkak të shqetësimeve që ndjeva thotë në prokurori denoncuesi u paraqita në spitalin e traumës , aty ku mjekët i kanë sugjeruar të kryente rezonancë magnetike.

Më tej qytetari ka shkuar në Qendrën Spitalore Nënë Tereza ku ka takuar mjekun Nazmi Metaliu i është ofruar ndihmë prej të dyshuarit. Ndonëse të dy të arrestuarit këmbëngulin se nuk kanë marrë asnjëherë para në këmbim të shërbimit, një përgjim i kryer në ambientet e policisë i vë ata në pozitë të vështirë.

Dy të dyshuarit flasin me njëri tjetrin në polici, thotë prokurori Bledar Valikaj në dosje dhe në një moment Metaliu I thotë kolegut “kam pushkatuar veten të kam pushkatuar dhe ty”.

Kurse kolegu i përgjigjet për qytetarin që kishte paguar “ai është në rregull me veten , ai për këtë punë ka dalë, nuk ke pse e shan, faji është i joni”.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Mjeket#Gjyqi#TopChannelNews
Рекомендации по теме