Top Channel/ 5 vjecari i tragjedisë së teleferikut, mjekët: “E shpëtoi babai me trupin e tij”!

preview_player
Показать описание
Eitani 5 vjec, i mbijetuari i vetëm i tragjedisë së teleferikut në Itali, është sot gjallw vetëm falë përqafimit të të atit, Amit Biran, i cili sipas mjekëve në vendin fqinj, në ato momente të fundit e ka mbështjellë vogëlushin me trupin e tij. Amit ndodhej në teleferik së bashku me partneren, Tal Peleg, dhe dy djemtë më i vogli nga të cilët, Tomi 2 vjecar, vdiq në vend bashkë me prindërit. I riu izraelit që jetonte në Itali me familjen kishte një fizik mjaft të fortë thonë mjekët, e ai përqafim i fundit për ta mbrojtur të birin nga vdekja, i shpëtoi vogëlushit jetën. 15 ishin gjithsej personat në kabinën e rrëzuar; 14 viktimat. I fundit u shua një 9 vjecar i cili ishte shtruar në spital në gjendje të rëndë. Incidenti ndodhi pikërisht në pikën më të lartë të rrugës së teleferikut të nisur nga Lago Maggiore, aty ku kishte mbërritur në 1,491 metra lartësi. Kabina u këput dhe ra kur kishin mbetur vetëm 100 metra larg ndalesës së fundi të një udhëtimi që zgjat 20 minuta. Presidenti i rajonit të Piemontes, Alberto Cirio nuk i mbajti dot lotë. “Jam baba vetë, dhe e kuptoni cfare mund të përjetohet kur sheh në arkëmort trupin e një nëne me fëmijën e saj..po e prisnim me padurim rihapjen pas pandemisë..tani ajo buzeqeshje u venit”, tha ai. Në 2016-tën, Italia investoi 4 milionë e 400 mijë euro për për kontrollin, rregullimin dhe riparimin e teleferikëve.

Pamje: AFP

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Italy#Accident#TopChannel
Рекомендации по теме