Top Channel/ 3.7 mln lekë për një operacion/ Arrestohen mjekët e babai i të plagosurit të Velipojës

preview_player
Показать описание
Dy mjekët, Serdi Memini dhe Ervin Sulaj janë arrestuar pasi kanë marrë ryshfet nga babai i njërit prej të plagosurve të Velipojës, i përfshirë në ngjarjen e rëndë ku u vranë 4 persona.

Babai i Elmilind Dylit, të plagosurit në Velipojë pasi ka mbërritur i biri në Tiranë dhe i kanë bërë operacionin mjekët, dyshohet se u ka dhënë rryshfet mjekëve.

Mësohet se në datën 27 qershor, i ati i pacientit, shtetasi F. D. dyshohet se iu ka dhënë mjekut kirurg ortoped dhe mjekut anestezist 377.000 lekë të reja dhe 55 euro për kryerjen e operacionit.

Gjithashtu është ndaluar për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, 40-vjeçari Fatbardh Dyli.

Shkodër

Finalizohet operacioni policor i koduar “Bisturia”. Vihen në pranga një mjek kirurg dhe një mjek anestezist, si dhe një shtetas që iu ka dhënë këtyre dy mjekëve, një shumë parash për të kryer operacionin e djalit. Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale paratë që kanë marrë mjekët për kryerjen e operacionit. Strukturat Hetimore të DVP Shkodër dhe të Komisariatit të Policisë Shkodër, me mbështetjen e forcës së Posaçme “Shqiponjat” të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Bisturia”. Në kuadër të operacionit u bë ndalimi për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, i shtetasve: S. M., 34 vjeç, me profesion mjek kirurg ortoped pranë Spitalit Universitar të Traumës Tiranë dhe E. S., 45 vjeç, me profesion mjek anestezist reanimator pranë Spitalit Universitar të Traumës Tiranë. Gjithashtu u bë ndalimi për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, i shtetasit F. D, 40 vjeç, banues në Shkodër. Ndalimi i tyre u bë për arsye se në ambientet e një qendre spitalore në Tiranë, pas një operacioni mjekësor që kirurgu S. M. dhe anestezisti E. S. i kanë bërë shtetasit E. D., i plagosur mbrëmjen e datës 27 qershor, në Velipojë, i ati i pacientit, shtetasi F. D. dyshohet se iu ka dhënë të dy mjekëve një sasi parash për kryerjen e operacionit. Pas kontrolleve të ushtruara, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale shumën 377.000 lekë të rinj dhe 55 euro. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykates së Shkallës së Parë Shkodër.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Velipoje#TopChannelNews
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Po se kuptoj moj gazetare ktu arrestohet e ktu dyshohet thua.va lajmesh jepni moj Aman.🙃🙃🙃🙃🙃🙃🤔

hamidehoxha