Top News - SHBA kërcënon Kinën!/ ‘Nëse ndihmoni Rusinë do e pësoni keq’

preview_player
Показать описание
Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken ka paralajmëruar sërish Kinën, se do të ndëshkohet me sanksione ekonomike në rast se mbështet Rusinë.
Blinken tha se SHBA-të po ndjekin me vëmendje çdo veprim të Kinës, dhe se nëse ndihmojnë ë me çfarë do lloj mjeti Rusinë në luftën me Ukrainën, do e pësojnë keq.
Ndërkohë Blinken shtoi se sanksionet e vendosura ndaj Rusisë do të hiqen vetëm atëherë kur të tërheqin të gjithë trupat nga Ukraina.
“Nëse Kina në të vërtetë ofron mbështetje materiale në një mënyrë ose një tjetër për Rusinë do të ishte shumë keq, po e shohim me kujdes këtë gjë. Sanksionet ruse do të “largohen” kur Rusia të tërhiqet plotësisht nga Ukraina, duke pretenduar se dënimet kundër Putinit nuk ishin të destinuara për të qenë të përhershme”, u shpreh Blinken.
Trupat amerikane po vendosen gjithashtu në Australi, pasi frika rritet nga lufta midis Kinës dhe Australisë. Tensionet janë në rritje në Indo-Paqësorin, veçanërisht pasi Rusia pushtoi Ukrainën, pasi rriten shqetësimet se Kina mund të përgatitet për të pushtuar Tajvanin në vitet e ardhshme.

Pamje:AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#TopNews#SHBA#TopChannel
Рекомендации по теме