Tv Klan - 32-vjeçari ndërron jetë gjatë ndalimit nga policia | Lajme News

preview_player
Показать описание
#laerkurti #32vjecar #polici #vdekje

Ky është Lear Kurti, i riu nga Tirana që ndërroi jetë mbrëmjen e së mërkurës gjatë shoqërimit nga policia. 32-vjeçari po lëvizte në afërsi të Spitalit të Traumës rreth orës 23:07, kur një patrullë e policisë i ka bërë shenjë për të ndaluar. Sapo efektivët i kanë kërkuar të paraqesë një mjet identifikimi, Lear Kurti ka tentuar të largohet me vrap. Menjëherë, punonjësit e policisë i janë vënë në ndjekje dhe kane prangosur pas 200 metrash.

Merin Maçi: Pasi u ndalua në zonën e Don Boskos nga dy efektivët, i riu është shoqëruar në Komisariatin Nr.3, ku gjatë rrugës nuk është ndier mirë dhe vetëm pak minuta më vonë ka ndërruar jetë.

Në një deklaratë të përbashkët të Agjencisë për Mbikëqyrjen Policore dhe Prokurorisë së Tiranës, thuhet se ekspertiza mjeko-ligjore nuk zbuloi shenja dhune në trupin e të riut.

AMP: Nga autopsia e kryer në Institutin e Mjekësisë Ligjore, rezultoi se në stomakun e viktimës është gjetur një qese plastike e çarë me ngjyrë të bardhë me përmasa 5×5 cm, e dyshuar si ambalazh i lëndës narkotike, e cila i është nënshtruar ekzaminimit në Institutin e Policisë Shkencore.

Para hetuesve, kanë dhënë deklarime edhe miqtë e të riut. Njëri prej tyre ka rrëfyer se i ndjeri vuan nga një sëmundje e pashërueshme. Për këtë pretendim Prokuroria e Tiranës, pritet të kërkojë kartelën shëndetësore të 32-vjeçarit.

Nga verifimikimet e kryera i riu, Lear Kurti ishte në një proces gjyqësor në Gjykatën e Apel për falsifikim, teksa në shkallën e parë kishte fituar pafajësi. Ai rezulton te jetë shoqëruar disa herë në polici si përdorues i lëndëve narkotike.

SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Si ka mundesi se e gelltiti dhe sa shpejt u tret ajo qese e ja morì jeten .e pabesueshme.

hamidehoxha
Автор

Nese djali ka nderru jete nga dhuna è policise, piken e hajrit skeni per ta bo.

milanodesio