Top Channel/ E rrallë në Turqi: Greku shpëton fëmijën nga rrënojat, njësoj si i ati në 1995!

preview_player
Показать описание
Një punonjës grek i emergjencave nxorri nga rrënojat e një ndërtese të shembur nga tërmeti në Hatay në Turqisë një vajzë 7 vjecare, pa e ditur se përvecse në shpëtimtarin e një jete, do të kthehej padashur edhe në protagonistin e ngjarjeje të rrallë: babai i specialistit të ri nga Greqia, Konstantinos Nikas, kishte shpëtuar edhe ai një të mitur në tërmetin e magnitudës 6.1 të vitit 1995-tës në shtetin Helen. “ I ati po e shikon me krenari Konstantinosin nga parajsa”, shkroi një nga miqtë e tij në Tëitter.

“Kur pashë Nikasin duke shpëtuar një fëmijë të vogël në Turqi, m`u kujtua shoku im i vjetër, gjenerali i ndjerë Panagiotis Nikas që shpëtoi vogëlushin Andreas në tërmetin e Aigios”, vazhdonte postimi. Mbështetja morale për Turqinë nga Greqia ka vazhduar, me të përditeshmen kryesore greke Kathimerini që publikoi një karaikaturë e cila titullohej: “Ne jemi të gjithë turq”.

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis deklaroi nga ana e tij se tij se pavarësisht mosmarrëveshjeve, “Greqia dhe Turqia janë dy vende fqinje që duhet ta ndihmojnë njëra-tjetrën në kohë të vështira”. Ndonëse është e vështirë të parashikohet nëse kjo do të mjaftojë për pajtim në një kohë kur në të dy vendet po zhvillohen fushata zgjedhore në të cilat si zor të mungojnë sloganet nacionaliste, dhe të dy palët kanë shfaqur pak vullnet për kompromis, për momentin të paktën, Mitsotakis dhe Erdogan kanë komuniar sërish me njëri-tjetrin. Mësohet se dy liderët kanë folur në telefon, e presidentin turk e ka telefonuar edhe homologia e tij greke, Katerina Sakellaropoulou, e cila i përcolli shpresën që të shpëtohen sa më shumë jetë njerëzish që të jetë e mundur.

Pamje: AFP

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Turkiye#turkeyearthquake#TopChannelNews
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Cfare ka te rrallë me shpetu nje njeri ndoshta rastesisht ik moj kazane.

gianmarco
Автор

Njeriut nuk i duhej shum per te mediare per te mir vetem fillo nga vetvetja dhe kaq ska nevoj ma teper dote thot te jesh ne ruge te zotit

hamzimorina