Top Channel/Stuhitë bashkohen në një-Fenomeni i rrallë në Kanada:8 të vdekur e 1 milionë të tjerë..

preview_player
Показать описание
Gati një milionë banesa në rajonet jugore të Kanadasë mbetën pa energji elektrike, si pasojë e stuhive të ashpra që kanë goditur rajonet Ontario dhe Kuebek përgjatë fundjavës. Shtatë persona kanë humbur jetën nga rrëzimi i pemëve e një grua vdiq pas përmbysjes së një anijeje në Lumin Otava. Sipas autoriteteve për motin në Kanada, shpejtësia e erërave ka shkuar në 132 kilometra në orë. duke lënë pas një vazhdë shkatërrimesh.

Kompanitë e energjisë elektrike thonë se do të duhen disa ditë për të riparuar lidhjet. Kryeministri kanadez, Justin Trudeau deklaroi se Qeveria federale është duke u përgatitur për t’iu ndihmuar banorët e zonave të prekura. Dhjetëra kabllo elektrikë sakaq kanë rënë në rrugë e mbi makina, duke mbjellë shqetësim. Ekspertët kanë thënë se stuhia është shkaktuar nga një fenomen i rrallë i quajtur “dereço”. Ky fenomen shkaktohet kur disa stuhi lëvizëse bëhen bashkë dhe zakonisht kjo gjë ndodh në muajt e verës.

Pamje: AFP

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Canada#Storm#TopChannelNews
Рекомендации по теме