Top News - Pamje spektakolare nga Nasa/ E rrallë, stinët ndryshojnë edhe në Saturn

preview_player
Показать описание
Nasa ka publikuar një seri pamjesh spektakolare të marra nga teleskopi hapësinor Hubble, të cilat tregojnë ndryshimin e stinëve edhe në Saturn, planeti I dytë më I madh I sistemit tonë diellor. Fotot e realizuara në 2018, 2019 dhe 2020, ofrojnë mundësinë të shihet momenti sesi kalon hemisfera veriore e Saturnit nga vera në vjeshtë. Ashtu I Toka, edhe Saturni ka stinë sepse është i anuar në krahasim me rrafshin e tij orbitor rreth Diellit. Kjo do të thotë që për gjysmën e orbitës së planetit me unaza, një hemisferë anon drejt diellit duke marrë më shumë rrezatim, ndërsa tjetra anohet në kah të kundërt duke marrë më pak. Meqenëse Saturni është shumë më larg diellit sesa planeti ynë, duhen rreth 29 vjet të Tokës që gjigandi I gaztë të rrotullohet rreth yllit, cka do të thotë se stinët e tij janë shumë më të gjata se tonat. Në fakt, çdo stinë në Saturn zgjat më shumë se 7 vite tokësore.

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#NASA#Saturn#TopChannel
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Kto kan fillu me sfidu ramen kan fillu bejn video 6 d

myslymturkay