Top Channel/ Berlini propozon Plan Marshall për Ukrainën: Do ta rindërtojmë ne!

preview_player
Показать описание
Gjermania po ndan fonde për një "Plan Marshall" për të ndihmuar rindërtimin e Ukrainës pas përfundimit të luftës, njoftoi Ministri gjerman i Financave Christian Lindner gjatë prezantimit të tij të buxhetit kombëtar për vitin 2022."Solidariteti ynë me fqinjin tonë europian është i përhershëm - kjo është arsyeja pse ne kemi nevojë për një plan të tillë për Ukrainën," u shpreh përpara tha ligjvënësve ministri liberal i FDP-së.“Shpresojmë që paqja të rivendoset së shpejti. Pasi kjo të ndodhë, ne do të jemi atje për të ndihmuar rimëkëmbjen e vendit, për të punuar drejt një të ardhmeje të mirë dhe për të mbështetur rrugën drejt një partneriteti me BE-në,” shtoi ai. Lindner njoftoi gjithashtu se qeveria do të paraqesë së shpejti një buxhet shtesë për të llogaritur masat e marra si reagim ndaj luftës, duke përfshirë këtu ndihmën ekonomike dhe hapat për të lehtësuar rritjen e çmimeve sidomos përprodukte e shërbime bazë. Europa doli e shkatërruar nga Lufta e Dytë Botërore, e në vitin 1947, ishte në prag të urisë. Sekretari i atëhrërshem amerikan i shtetit, George Marshall propozoi një fond prej 13 miliardë dollarësh për rindërtimin e kontinentit të rënuar, jo vetëm si një gjest bujarie, por sipas historianëve, për të ndaluar përhapjen e komunizmit nga Bashkimi Sovjetik. Plani nxiste integrimin ekonomik evropian dhe federalizmin duke krijuar një kombinim të organizimit publik të ekonomisë private të ngjashëm me ekonominë në Shtetet e Bashkuara. Ky riorganizim i ekonomisë europiane solli fryte pozitive politike dhe ekonomike.

Pamje :AFP

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Marshall#Ukraina#TopChannelNews
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Prisni nje here te mbaroj lufta... prisni mor kodosha. Prisni 🥂🐻😉

paperdreams
Автор

MOTHER AND HEART OF EUROPE needs to be powerful like in the 30, 34 and 40!. Just because of secruty for all of us to lives normal.

Nicosgalanis
Автор

Vet i shembin vet i rregullojn😂😂😂lottt me kta

albania
Автор

Opo peshku ne det e digani ne zjarr. Po me pare gjeni nje rruge zgjidhje si ta ndaloni luften pastaj mendoni si ta ndertoni

beratlove
Автор

Demet duhet ti paguj rusija apo doni me perfitu nga ukraina e sakatuar nga lufta me ja marr ato resurse qe ka

mukaarmand