Top News - ‘Bomba’ e Zelenskit në Bruksel / Putin planifikon ‘të shkatërrojë’ Moldavinë, ja si...?

preview_player
Показать описание
Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski, thotë se vendi i tij ka zbuluar planet e shërbimeve sekrete ruse për të shkatërruar Moldavinë. Duke folur para liderëve evropianë në bruksel, Zelenski tha se ai së fundmi kishte biseduar me presidenten e Moldavisë për skemën. “Unë e informova atë se kemi zbuluar planin e shkatërrimit të Moldavisë nga inteligjenca ruse”, tha Zelenski përmes përkthyesit. Ai tha se dokumentet tregonin, ku, kur dhe si plani do të ‘thyente demokracinë në moldavi dhe do ta vendoste vendin nën kontrollin e Moskës.
Zelenski tha se plani ishte shumë i ngjashëm me atë që rusia kishte hartuar për të marrë Ukrainën. Ndërkohë, kjo ndodh ndërsa shërbimi moldav i inteligjencës tha të enjten se rusia po punonte për të destabilizuar vendin.
Zelenski tha se ai nuk e dinte nëse Moska kishte urdhëruar apo jo vënien në zbatim të planit. Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha javën e kaluar se perëndimi po punonte që ta kthente Moldavinë në një Ukrainë tjetër.
Ai tha se perëndimi kishte mbështetur zgjedhjet e 2020-ës në vend, ku fitoi presidentja pro perëndimore, duke pretenduar se ajo ishte e gatshme ta fuste vendin në NATO dhe që moldavia të bashkohej me Rumaninë.
Ndërkohë shërbimi moldav i zbulimit dhe shërbimi i sigurimit, reaguan pas deklaratave të Zelenskit duke i konfirmuar ato. Sipas këtij shërbimi, agjentët në terren konfirmonin ekzistencën e planit. Në dhjetor, agjencia kombëtare e inteligjencës në Moldavi tha se Rusia mund të ndërmerrte një sulm ndaj vendit, këtë vit, me qëllim krijimin e një korridori tokësor përmes ukrainës jugore deri në rajonin separatist moldav që mbështetet nga Moska, Transnistri. Ky i fundit u shkëput nga Moldavia pas një lufte civile në vitin 1992, por nuk njihet nga pjesa dërrmuese e vendeve të botës. Rusia ka vendosur 1500 trupa atje, si paqeruajtës.

Pamje:AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#TopNews#Zelenski#Bruksel
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

😂😂😂😂 Ku ka sherbim inteligjence moldavia ato rrin pishem 24/7

nikolinlleshi