Top News - Tatimi i profesioneve të lira / Nga 1 janari me 15 dhe 23 për qind të fitimit

preview_player
Показать описание
Ndryshimet në ligjin për tatimin mbi të ardhurat për përfshijen në skemë edhe të profesioneve të lira dhe të të vetëpunësuarve janë shtyrë për zbatim edhe për mungesë të një udhëzimit të Ministrisë së Financave.
Megjithatë, duke nisur nga 1 janari 2024 një udhëzim i publikuar së fundmi në fletoren zyrtare përcakton nisjen e tatimit edhe për këto dy kategori.
Udhëzimit përcakton se në zbatim të ligjit, nga 1 janari 2024 të vetëpunësuarit e profesioneve të lira nuk do të trajtohem më si biznes i vogël me 0 për qind, por fitimi nga biznesi për të vetëpunësuarit do të tatohen me normat 15 për qind për fashën 0 deri 14.000.000 lekë dhe mbi 14.000.000 lekë vendoset tatimfitimi 23 për qind.
Ligji përcakton dy afate zbatimi. Për të vetëpunësuarit e profesioneve të lira tatimi progresiv nga 15 për qind deri në 23 për qind do të nisë zbatimin nga 1 janari 2024, ndërsa për biznesin e vogël duke përfshirë kategoritë të vetëpunësuarit efektet e ligjit do të fillojnë të zbatohen nga 1 janari 2029.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#TopNews#Tatim#Profesione
Рекомендации по теме