Top Channel/ Tatimi për shitjen e pronave/ Të ridhuruarat taksohen. Ja ç’ndodh me ndërtesat e vjetra

preview_player
Показать описание
Me udhëzimin e ri nga ministria e financave, çmimit të shitjes së banesave mund t’i bëhet 1% zbritje për çdo vit vjetërsi, por jo më shumë se 30%. Në rastet kur çmimi pas zbritjes rezulton më i ulët se vlera e kontratës së shitjes, atëherë për bazë në llogaritjen e tatim-fitimit 15% do të merret kjo e fundit. Ndërkohë për shitjen e njësive tregtare si dyqane çmimi i referencës pas zbritjes do të shumëzohet me një koeficient 1.5. Për kryeqytetin koeficienti do të jetë 2.

Ndërkohë janë të përcaktuara dhe çmimet e shitjes për parkimet e mbuluara dhe bodrumet, që do të jenë sa 70% i vlerës së referencave së banesave, për ambientet e hapura të parkimit, pishinat apo ambientet sportive sa 30% i referencës së banesave në zonën përreth, për ndërtimet industriale 50% i çmimit të referencës dhe për ndërtimet në bujqësi e blegtori sa 30% i referencës.

Sipas ekspertëve udhëzimi krijon konfuzione për vlerësimin që do bëhet në bankë.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Tatimi#TopChannelNews
Рекомендации по теме