Top News/ Tatimi i profesionistëve / Amullia me faturat, ligji i ri, përllogaritja e vjetër

preview_player
Показать описание
Ligji i ri për tatimin mbi të ardhurat ka sjellë paqartësi në zbatim dhe një barrë fiskale të rënduar për profesionistët e lirë. Sipas këtij ligji, bizneset e klasifikuara si profesione të lira duhet të paguajnë tatim fitimi në masën 15 për qind, në rastet kur xhiroja vjetore është më e vogël se 14 milionë lekë ose 23 për qind për fashën mbi këtë xhiro. Por, llogaritjet që ju kanë mbërritur bizneseve të profesioneve të lira arrijnë më shumë se kaq, pasi vlerësimi gjenerohet automatikisht nga sistemi.
Ekspertët ngrenë shqetësimin se pavarësisht se tatimi mbi të ardhurat po caktohet sipas ligjit të ri, formulat dhe metodat e përllogaritjes janë ende sipas ligjit paraprak, duke sjellë një ngërç në zbatimin e këtij ligji. Deputetja demokrate, Jorida Tabaku ka reaguar lidhur me këtë çështje duke nënvizuar se shtresa e mesme po përballet me një barrë të shtuar fiskale.
Tabaku: “Tanimë, dora e padrejtë dhe e pandershme e sistemit socialist të taksave po godet edhe më fortë profesionistët e lirë dhe shtresën e mesme duke i taksuar ato deri në 50% të të ardhurave të tyre ndërkohë që një biznes i madh taksohet me 15%. Inxhinierimi i këtij sistemi është rruga “normale” që ndjek kjo shumicë socialiste. Sistemi i korrupsionit, ngritjes së monopoleve përmes ligjeve me porosi duke shkatërruar iniciativën e lirë dhe sipërmarrjen po jep frytet e veta dhe në deformimin e një sistemi fiskal që ngarkon me barrë 95% të shqiptarëve, veçanërisht shtresën e mesme, ndërsa jep përfitime të pamenduara për një pakicë që zotëron monopolet, kontrollon 40% të buxhetit që janë tendera dhe shumicën dërrmuese të koncesioneve.”
Tabaku i bën thirrje gjykatës Kushtetuese që të shqyrtojë padinë e depozituar nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, të cilës i është bashkuar edhe shoqata e kontabilistëve të miratuar.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#TopNews#Tatimi#Profesionisteve
Рекомендации по теме