Top News - Baste sportive dhe baste politike...!/ Kush humbi dhe fitoi me shkarkimin e Gledis Nanos!

preview_player
Показать описание
Vera e nxehtë kaloi me spiunë rusë, me Berishën dhe Metën që mendojnë njësoj, që janë aq sinkron sa dhe daljet për mediat nga selitë e tyre i kronometruan deri edhe në sekonda.
Vjeshta e parë ende pa trokitur prodhoi lajm e zhurmë. Shkarkimi i Gledis Nanos, pas qëndresës për të mos dhënë dorëheqje ishte kryelajmi i ditës së fundit të verës, shoqëruar edhe me atë të hapjes së basteve.
Por a ka lidhje mes të dyjave? Nëse i lidh bastet me krimin padyshim që ka. Mjafton vetëm emri i Ervis Martinajt, i 'zhdukur' apo 'marrë peng' që të kuptohet lehtësisht lidhja mes tyre, dhe mbi të gjitha basti i humbur i Gledis Nanos, i vendosur në krye të policisë si "kolateral anerikan”.
Në përpjekje për të mësuar arsyet e vërteta të shkarkimit të Nanos, krejt të kundërta me ato që tha Qeveria, më shumë se “objektivat e papërmbushura” ka qenë një konflikt me ministrin Çuçi për disa emërime në disa drejtori policie.
E në këtë rast bastin e fitoi politika, sepse Rama vendosi të luante “1” ministrin dhe nuk preferoi “X”, që në gjuhën sportive është barazim.
Por pse Rama vendosi të luajë kështu?! E para, më shumë se një drejtor policie, qeveria dëmtohet nga largimi i një ministri. Shumë do të thonë se shkarkime ministrash Rama ka firmosur dhe në të shkuarën, por nuk ka pësuar asgjë Qeveria. E parë kjo në kontekst politik. E dyta, Ramën nuk e dëmton Gledis Nano, sepse as Meta dhe as Berisha nuk kanë në shënjestër teknicienë, por Ramën dhe njerëzit e tij.
Por dy liderët e dy partive opozitare nuk janë në pozita karshillëku me Ambasadoren Yuri Kim për t'i vënë në dukje asaj se njeri i pëlqyer nga SHBA u shkarkua. Në komentet e tyre pas publikimit të lajmit, dy të “moçmit” e politikës e luajtën ndryshe bastin, duke thënë se Gledisi ishte i pafuqishëm përballë krimit të Ramës. Megjithatë basti i vërtetë luhet në vjeshtën e plotë. Rama deri tani është i bindur se fiton vetë, kurse Berisha dhe Meta kanë vendosur dysh në skedina. Ata janë të bindur se në nëntor bastet sportive do jenë në çdo cep pallati e rruge, ashtu si para tre vjetësh kur u ndërmor operacioni i koduar 'Fundi i Marrëzisë'. Por asnjë deri tani nuk flet për bastin që do vendosin të gjithë shqiptarët në prill kur të shkojnë në zgjedhje për kryetarët e bashkive. Këtu nuk ka asnjë parashikim, veçse dëshira të palëve.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Bastet#Politika#TopChannel
Рекомендации по теме