Top News - Baste dhe debate në Kuvend / Qeveria tregon licencat, Braçe kërkon monopol shtetëror

preview_player
Показать описание
Rikthimi i lojërave të fatit u prit me debat në komisionin e ekonomisë. Zëvendësminsitrja e Financave, Vasiliska Vjero shpjegoi se projektligji parashikon që lojërat e fatit të kthehen online përmes platformave elektronike dhe jo fizikisht.
Deputeti socialist, Erion Braçe propozoi që bastet sportive të menaxhohen nga shtetit dhe të mos jetë sërish në duart e privatit.
“Në rast se do e bëni siç propozohet, do të mbesë në duar legale. Nuk jam për këtë model, por për modelin që duhet ta ketë shteti sepse në fund fare po përsëri ky aktivitet do kthehet kështu me këtë model me një aktivitet, ku në betejë do të jenë ata që janë legalë dhe ata që janë ilegalë, do zihen atje poshtë në territor, jo këtu në Komision.”
Demokratja Jorida Tabaku paralajmëroi rrezikun e pastrimit të parave përmes lojërave të fatit online.
“Janë 3 ligje që preken paralelisht dhe është rreziku potencial i pastrimit të parave, por ajo çfarë është më e rëndësishmja është dështimi i një beteje që qeveria i vuri ballin, që akuzoi dhe që sot po rikthehet pas.”
Sipas Tabakut ndryshimet ligjore për bastet online sjellin ngushtim të tregut dhe përqëndrim në pak operatorë, në pak duar, që do të limitojë konkurrencën.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#TopNews#Kuvend#Braçe
Рекомендации по теме