Top News/ Vinin baste sportive, arrestohen dy të rinj në Tiranë

preview_player
Показать описание
Komisariati i Policisë Nr. 3 finalizon pas një pune të mirëfilltë hetimore, operacionin policor të koduar "Tëo". Ushtronin veprimtarinë e paligjshme të vënies së basteve sportive, nëpërmjet celularëve, vihen në pranga 2 shtetas. Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan shtetasit A. K., 26 vjeç, dhe F. K., 21 vjeç, banues në Tiranë.
Gjatë kontrolleve të ushtruara në një lokal në Institut, u konstatuan këta shtetas, në celularët e të cilëve, shërbimet e Policisë gjetën faqe dhe linqe që shërbenin për vënien e basteve sportive. Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 3 celularë që shërbenin për këtë veprimtari të paligjshme.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#TopNews#Policia#Tirane
Рекомендации по теме