Tv Klan - Qeveria, rritje pagave të ulëta | Lajme News

preview_player
Показать описание
#edirama #qeveria #paga

Pas disa ditësh që mungonte në publik, mungesë e cila u komentua jo pak, Edi Rama u shfaq duke sqaruar se kishte kaluar një gjendje gripale jo të lehtë.

“Kujdes se ky gripi s’te bëka për burrë siç thonë tironsit”, është shprehur kryeministri Rama.

Në videon e postuar në rrjetet e tij sociale, kryeministri lajmëron për rritjen e pagës minimale dhe domosdoshmërinë për rritjen e pagave në sektorin privat.

“Na vjen mirë që pakoja e madhe ka lehtësuar ndjeshëm 1 milionë përfituesit e saj dhe vihet re edhe në rritje të kënaqshme të konsumit. Së shpejti do t’i diskutojmë dhe vendosim në qeveri e patjetër t’i bëjmë me dije këto politika që e thellojnë më tej profilin e kësaj qeverie të shumicës”, ka deklaruar kryeministri Rama.

Një tjetër nismë që po diskutohet dhe që sipas kryeministrit do të kalojë shumë shpejt në qeveri është dhe ajo për t’i siguruar strehim disa kategorive.

Televizioni Klan mëson se është duke u shqyrtuar mundësia për dhënien e kredive të buta për të gjitha çiftet e reja që kanë një ose të dy bashkëshortët në profesionin e mjekut, policit apo ushtarakut.

Ndërkohë që kryeministri siguron se do të mbahet dhe premtimi për të kaluar gjithë fondin që do të mblidhet nga taksa e jashtëzakonshme për eksportuesit e mëdhenj të energjisë elektrike, për pensionistët dhe familjet në nevojë.

SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Rriten vetem ne shtet . Ne privat nuk na eshte rritur fare se nuk i kontrolln shteti

irenadhori