Tv Klan - Draghi dorëhiqet, rrëzohet qeveria italiane | Lajme News

preview_player
Показать описание
Kryeministrit italian Mario Draghi ju refuzua dorëheqja në takimin që pati me presidentin Segio Mattarella mbrëmjen e së enjtes. Kreu i shtetit italian i dha një tjetër drejtim krizës së thellë politike ku është futur vendi duke i kërkuar kreut të ekzekutivit që t’i drejtohet parlamentit për të zgjidhur mosmarrëveshjet.

Dorëheqja e kryeministrit Draghit erdhi vetëm disa orë pasi Xhuzepe Konte i ‘Lëvizjes Pesë Yjet’ tërhoqi mbështetjen e koalicionit qeverisës. Në një deklaratë për mediat Dragi tha se marrëveshja e besimit që kishte mbështetur qeverinë e unitetit kombëtar, tashmë nuk ekziston më. Vendi është më pranë se kurrë shkuarjes në zgjedhje të parakohshme.

Paraditen e së enjtes Draghi fitoi mocionin e besimit në Senat, kur kaloi një ligj për ndihmën financiare të familjeve dhe bizneseve, por ai tha se qeveria e tij nuk mund të vazhdojë të ekzistojë pa mbështetjen e Lëvizjes Pesë Yjet në dhomën e ulët, por shtoi se nuk do të punojë me ultimatume.

Lëvizja Pesë Yjet, e udhëhequr nga ish-Kryeministri Giuseppe Conte, bojkotoi votimin e një ligji ndihme financiare me vlerë prej 26 miliardë eurosh, duke argumentuar se fondet e caktuara për të ndihmuar familjet dhe bizneset e goditura nga inflacioni dhe rritja e kostove të energjisë janë të pamjaftueshme.

SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Рекомендации по теме